Adem Demaçi përkujtohet në Amerikë

  • 19 August 2018 - 11:26
Adem Demaçi përkujtohet në Amerikë

Shoqata ‘Atlantiku’, sot organizon tubim përkujtimor për jetën dhe veprën e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Sipas njoftimit të organizatorëve, tubimi mbahet në njërin nga hotelet në New York, duke filluar nga ora 13:00.

Veprimtari i shquar shqiptar, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë më 26 korrik, në moshën 82 vjeçare.

 

 

(Kosova Sot)