6 mijë banorë, një mal kërkesash

  • 19 August 2018 - 14:51
6 mijë banorë, një mal kërkesash

Ka vite që fshati Lubizhdë i Prizrenit ka investime të pakta. Kryetari i këtij fshati, Nehat Vehapi, thekson për gazetën "Kosova Sot" se Lubizhda i ka 6450 banorë, duke shtuar se jeta në fshat është bërë mjaft e zorshme. Ai duke folur për këtë filloi t'i numërojë mungesat e këtij fshati sipas kryetarit Vehapi."Në Lubizhdë tanimë ajo që duhet thënë është fakti ende nuk ka investime të duhura në rrugë e si mund të jetohet pa rrugë".

Banorët i dhanë 48 hektarë tokë për Parkun e biznesit në Prizren

Vehapi thekson se rrugët janë tepër të dëmtuara dhe për këtë qëllim pohon se buxheti ka paraparë të ndahet vetëm sa për të thënë se po investohet në këtë fshat. Vehapi thekson se ankesat e tij vazhdojnë përbri rrugës magjistrale PrizrenTherandë, në hapësirat dhe pasuritë e këtij fshati ku janë ngritur lokale e objekte të shumta ekonomike."Mbi 400 hektarë të tokës sonë kanë mbetur pa asnjë mundësi të punohen. Kjo tregon se ky segregacion bujqësor që është bërë mbi ne duhet të këtë një zgjidhje", është shprehur ai, duke shtuar se banorët e këtij fshati i falën jo më pak se 48 hektarë tokë për Parkun Biznesit të Prizrenit. Banorët e këtij fshati kërkojnë të kenë një trajtim më të mirë nga qeveria lokale e pse jo edhe ajo qendrore. Ky fshat, sipas Vehapit, përballet edhe me probleme të tjera, nuk ka asnjë objekt adekuat për rini dhe të vetmin argëtim të rinjtë i kanë lokalet e fshatit dhe internetkafetë. mVehapi, kryetar i Bl të Lubizhdës së Prizrenit, pohon se rrezik permanent janë rrugët e Lubizhdës, nëpër të cilat kalojnë grupe të qenve endacakë dhe më të rrezikuarit janë nxënësit."Lidhur më këtë përgjegjësia po hidhet herë tek Ministria e herë tek Drejtoria e Bujqësisë", theksoi ai. Vehapi thekson se duhet të punohet sa më shpejt në mënjanimin e objektit të shkollës së vjetër, sa nuk ka mbytur ndonjë fëmijë apo nxënës. Refki Alija, banor i këtij fshati, tregon se Lubizhda, si edhe fshatrat e tjera po përballet me problemin e migrimit të të rinjve, të cilët për fat të keq po detyrohen që të marrin rrugën e kurbetit. Ai pohon se është dhembje e madhe për vetë fshatin, sepse tashmë ata që po marrin udhën e kurbetit shumica prej tyre e kanë vështirë të rikthehen."Janë më shumë se 30 për qind e këtyre banorëve që tashmë nuk janë rezidentë dhe domosdo se kjo shkakton një dhembje për vetë fshatin", tregon Refki Alija. Kurse të rinjtë, Admiri e Afrimi, të këtij fshati, i thanë gazetës se kanë përfunduar edhe fakultete, por janë të papunë. Nëse kështu vazhdon, edhe ata do të marrin udhën e kurbetit. 

 

(Kosova Sot)