Motrat dënohen me dhunim

  • 29 August 2015 - 21:26
Motrat dënohen me dhunim

 

Dënimi i pështirë i një këshilli fshati në Indi 

Paguajnë për “krimin” e vëllait të tyre që u martua me një vajzë të kastës së lartë

Dy motra, njëra prej së cilave është vetëm 15-vjeçare, do të dënohen me dhunim, për shkak se vëllai i tyre ka ikur me një grua të martuar në Indinë rurale

 

Dy motra, njëra prej së cilave është vetëm 15-vjeçare, do të dënohen me dhunim për shkak se vëllai i tyre ka ikur me një grua të martuar në Indinë rurale. Tinejxherja dhe motra e saj e madhe, Meenakshi Kumari, e cila është 23-vjeçare, gjithashtu do të detyrohen që të ecin të zhveshura në rrugë me fytyra të ngjyrosura me të zezë, sipas një këshilli të pazgjedhur të fshatit të përbërë vetëm nga meshkujt. Dënimi barbar është dhënë në qarkun Bagpat të Utar Pradeshit, rreth 50 kilometra larg Nju Delhit. Sipas ‘Zee News’, vëllai i vajzave, Ravi, u dashurua në një vajzë të kastit më të lartë Jat, ndërsa çifti u largua në muajin mars, madje edhe pasi që u ndanë me dhunë dhe ajo u martua me një burrë tjetër.

Drejtësia paralele në Indi

Motrat ikën nga fshati në muajin maj nga frika prej hakmarrjes, gjë që bëri që shtëpia e tyre të plaçkitet. Kumari-t dhe Dalit-ët, ose të paprekshmit, gjenden në fund të sistemit të lashtë të kastave në Indi, shkeljet e të cilit ende merren shumë seriozisht në shumë pjesë të shoqërisë. Ato thuhet se janë dorëzuar pasi që familja e tyre është torturuar nga policia dhe anëtarët e komunitetit Jat për të marrë hak për veprimet e vëllait të tyre. Por, kjo nuk është konsideruar si hakmarrje e mjaftueshme dhe këshilli i fshatit, në të cilin jatët janë figura të shquara, ka vendosur për dënimin e motrave. Sipas ‘Amnesty International’, Gjykata Supreme e Indisë i ka përshkruar organet e tilla si “gjykata kangurësh”, ndërsa ka shpallur vendimet e tyre si ilegale, edhe pse në disa shtete vazhdojnë që të operojnë dhe dënimet e tyre shpesh zbatohen.

 

Peticioni kundër dënimit

Grupi ka filluar një peticion kundër dënimit të “pështirë”, ndërsa tani ka 30 mijë nënshkrime nga caku prej 50 mijë nënshkrimeve. Meenakshi ka dorëzuar një peticion në Gjykatën Supreme, ku ka kërkuar mbrojtje dhe babai i saj ka bërë ankesa në dy organe shtetërore duke thënë se familja e tij është ngacmuar jo vetëm nga familja e gruas që ka ikur, por gjithashtu edhe nga policia. Sumit Kumar, vëllai tjetër i motrave, thotë se anëtarët e familjes së kastit Jat “janë anëtarë të fuqishëm të këshillit të fshatit dhe se vendimet e marra nga ta janë përfundimtare” dhe ka shtuar se “policia ka thënë se vrasjet mund të ndodhin tani në çdo moment”. Sikur edhe vetë familjet e tyre, Kumar dhe të afërmit e tij tani janë të brengosur për sigurinë e femrës të komunitetit Jat, për të cilën mendohet se është shtatzënë me fëmijën e vëllait të Menaksh-it. Këshillat e fshatit janë shumë të përhapur në pjesë të Indisë. Ata zakonisht përbëhen nga pleqtë e kastave dominuese, të cilët vendosin rregulla për sjellje sociale dhe ndërveprim në fshatra.