Dyshohet se memorandumi u bë për të favorizuar të preferuarin e Kabashit për kryeprokuror të ri

  • 31 August 2015 - 07:36
Dyshohet se memorandumi u bë për të favorizuar të preferuarin e Kabashit për kryeprokuror të ri

Memorandumi mes KPK-së dhe IKD-së ka ngjallur debat në Prokurorinë e Shtetit 

Burimi i Prokurorisë: Skandaloze, paratë e projekteve janë ndarë mes IKD-së dhe atyre që siguruan memorandumin nga KPK-ja

Lidhja e memorandumit u bë dhe në bazë të një marrëveshjeje të heshtur mes ishkryeprokurorit Kabashi dhe Kërveshit, në cilësinë e anëtarit të KPK-së, me qëllim që ky i fundit t'i japë votën personit që Kabashi e donte për kryeprokuror të ardhshëm të shtetit", thotë një burim i besueshëm për gazetën nga Prokuroria e shtetit, i cili ka shënjestruar edhe Agjencinë Kundër Korrupsion për mungesë profesionalizmi, dhe jo vetëm

Mënyra e zbatimit të memorandumit në mes të KPK-së dhe Institutit privat të Kosovës për Drejtësi ka ngjallur debat te nxehte në Prokurorinë e shtetit. Madje, thuhet se ky memorandum është shfrytëzuar edhe për të siguruar vota për të preferuarin e ish-kryeprokurorit të shtetit, Ismet Kabashi, për kryeprokuror të shtetit, në procesin e parë të përzgjedhjes së tij kryeprokuror shteti. Burime nga Prokuroria e shtetit bëjnë me dije se nga memorandumi i KPK-së me IKD-në kanë përfituar materialisht edhe zyrtarë nga Prokuroria e shtetit. Që do të thotë se paratë e projekteve janë ndarë mes IKD-së dhe atyre që siguruan dhe mbështetën memorandumin në emër të Kryeprokurorisë së shtetit. Gjithsesi kjo mbetet për t'u vërtetuar edhe zyrtarisht nga Prokuroria, e cila i ka të gjitha mjetet për të zbardhur nëse dikush në Prokurori ka shfrytëzuar e keqpërdorur detyrën zyrtare për përfitime te majme personale... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)