Diagnoza e rëndë për Kosovën e deputetit gjerman

  • 20 September 2018 - 13:29
Diagnoza e rëndë për Kosovën e deputetit gjerman

Një deputet gjerman, socialdemokrati Josip Juratoviq, i cili kohë më parë ka vizituar Kosovën, në një intervistë të publikuar dje  ka bërë një diagnozë të rëndë për gjendjen në Kosovë. Sipas tij, për shkak të situatës politike, qeverisjes, Kosova ka humbur kurajën, është dorëzuar dhe po pret ta shpëtojë dikush nga jashtë.

Juratoviq ka kritikuar Thaçin e Vuçiqin për çështjen e kufijve duke thënë se edhe ata vetë e dinë se nuk do të ketë ndryshim kufijsh, por vetëm po bëjnë përpjekje për t’i shpëtuar politikat e tyre të dështuara, raporton dw.

E për gjendjen në Kosovë ai ka thënë se kosovarët kanë humbur shpresën dhe janë dorëzuar.

“Kosova nuk është viktimë e historisë. Kosova është në radhë të parë viktimë e një shoqërie që nuk ka më kurajë, që është dorëzuar dhe që shërimin e shikon gjithmonë jashtë shtetit, që gjithmonë të vijë dikush e ta shpëtojë. Dhe vetë nuk është e gatshme të shikojë në mënyrë vetëkritike se ku i ka problemet. Unë isha në Kosovë. Shtatë orë prita në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.  Por kështu është edhe mes Serbisë dhe Kroacisë. Kështu e donin. Donin shtet, donin kufij dhe donin të prisnin shtatë orë në kufij për të kaluar nga një vend në tjetrin. Ky është realiteti” ka thënë ai.

 

 

(Kosova Sot)