Policia arreston efektivin dhe një shtetas turk në aeroportin e Rinasit

  • 21 September 2018 - 23:47
Policia arreston efektivin dhe një shtetas turk në aeroportin e Rinasit

Policia e Shtetit, konkretisht Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ka vënë në pranga këtë mbrëmje të së premtes një efektiv të policisë si dhe një shtetas turk.

Policia bën të ditur se efektivi i policisë, punonjës në komisariatin nr.1 në Tiranë është arrestuar nën akuzën e korrupsionit.

“Ne vijim te operacionit, SHÇBA ka ndaluar ne oret e mbremjes edhe 1 punonjes policie dhe 1 shtetas turk, per korrupsion aktiv dhe efektivi si i akuzuar per dhenie ndihme per kalim te paligjshem dhe shperdorim detyre.

– Gazmir Dega, punonjes policie ne Komisariatin nr 1 ne Tirane

– Servet Aksoy, 44 vjeç, nga Turqia.

Me heret, ne kuader te ketij operacioni eshte arrestuar ne flagrance nje kontrollore e Komisariatit Rinas pasi dyshohet se lejoi kalimin e paligjshem te 7 shtetasve turq.

Hetimet po vijojnë”-shprehet policia.

 

(Kosova Sot)