SHBA: Turqia ka bërë përtej pritshmërive në luftën kundër terrorizmit

  • 01 September 2015 - 15:48
SHBA: Turqia ka bërë përtej pritshmërive në luftën kundër terrorizmit

Zyrtari për mediat i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Mark Toner ka deklaruar se Turqia ka bërë gjëra përtej pritshmërive në luftën kundër organizatës terroriste DAESH(emërtimi i ri për ISIS-in) dhe në përballjen me fluksin e refugjatëve sirianë.

Toner në një konferencë të përditshme për shtyp i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me pretendimet e publikuara kundër Turqisë në New York Times, raporton Anadolu Agency.

Toner i cili ka nënvizuar se Turqia është një aleat i NATO-s dhe një partner i fuqishëm në koalicionin ndërkombëtarë të krijuar kundër DAESH shprehet se: “Turqia si një anëtare e koalicionit është duke bërë çmos për të kontribuar në operacionet kundër DAESH. Kemi vërejtur se ka përshkruar një udhë në këtë drejtim. Ndërsa më lidhje me shqetësimet e kufirit dhe për të kontribuar që ato të jenë më të sigurta ne do të vazhdojmë të jemi në bisedime me Turqinë. Por Turqia në luftën kundër organizatës terroriste DAESH dhe në përballjen me fluksin e refugjatëve sirianë ka bërë gjëra mbi dhe përtej pritshmërive”, transmeton lajmi.net.

Ai ka vënë në  dukje se Turqia ka kryer sulme kundrejt objektivave të PKK pas sulmeve të saj kundrejt ushtrisë dhe policisë turke ka vlerësuar se “ajo që duam të shohim është ndalimi i sulmeve nga PKK. Qëndrimin e të dy palëve larg nga dhuna dhe rikthimin e tyre në procesin e zgjidhjes me rezultat paqen”.

Ndërsa në lidhje me një pyetje për arrestimin e 3 gazetarëve të huaj Torner ka theksuar se liria e shprehjes dhe gjykimi i drejtë janë komponentë themelorë të çdo demokracie të shëndoshë. Toner ka pohuar se krahas kushtetutës së Turqisë këto komponentë përfshihen edhe në angazhimet e Turqisë në OSBE dhe në detyrimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.