Haradinaj: Guximi i Vasfijes le të jetë udhërrëfyes për viktimat e dhunës seksuale

  • 17 October 2018 - 09:30
Haradinaj: Guximi i Vasfijes le të jetë udhërrëfyes për viktimat e dhunës seksuale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se guximi i Vasfije Krasniqit le të jetë udhërrëfyes për viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës, që të ngrihen mbi dhimbjen dhe me dëshmitë e tyre të dokumentojnë krimin, që të ngadhënjejë drejtësia.

Vasfije Krasniqi është shqiptarja e parë që ka folur publikisht për dhunën seksuale që ka përjetuar gjatë kohës së luftës, në moshën kur ishte vetëm 16-vjeçare. Ajo është dhunuar seksualisht nga dy serbë, një polic dhe një civil në fshatin Babimost të Vushtrrisë.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Pasi e dëgjova me vëmendje rrëfimin sa prekës aq edhe inkurajues të Vasfije Krasniqit, e përgëzoj këtë grua të guximshme që ka vendosur të flas hapur për njërën prej plagëve më të mëdha të popullit tonë. Guximi i saj le të jetë udhërrëfyes për viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës, që të ngriten mbi dhimbjen dhe me dëshmitë e tyre të dokumentojnë krimin, që të ngadhnjejë drejtësia. Së bashku, duke inkurajuar viktimat dhe familjet e tyre, do të heqim stigmatizimin që ka rënduar kaq vite mbi to.               

(Kosova Sot)