Vjedh makinën e kryebashkiakut dhe pastaj i duket vetja i ‘fortë’ e sulmon prostitutën shqiptare, por ajo i bën gjëmën

  • 18 October 2018 - 15:25
Vjedh makinën e kryebashkiakut dhe pastaj i duket vetja i ‘fortë’ e sulmon prostitutën shqiptare, por ajo i bën gjëmën

I mbetur pa benzinë në makinën që i kishte vjedhur kryebashkiakut të Cormano-s në Milano, kërkoi të grabiste një prostitutë në afërsi të Torinos, për të furnizuar më pas me karburant. Fillimisht ia afrua vajzës me origjinë shqiptare dhe i kërkoi disa para, ndërsa ajo priste klientë.

Më pas, kur ajo hipi në makinën e një klienti, e ndoqi dhe në fund të një rruge ku ndaloi makina, me një çekan theu xhamin e mjetit. Duke bërtitur se ishte një karabinier i mori çantën shqiptares. Në këtë pikë, klienti i dha gaz dhe u largua. Ndërsa shqiptarja u vu në ndjekje të keqbërësit duke e goditur në kokë me takë. I dehur, ai nuk arriti të shmangte goditjet e vazhdueshme që vinin nga shqiptarja. Teksa skena zhvillohej, aty shfaqet një patrullë karabinierësh. Efektivët ndërdynë dhe bllokuan burrin, i cili bëri rezistencë.

Kështu, Sebastiano Barresi, 52 vjeç u vu në pranga dhe u dërgua në paraburgim në Milano.

Ai kishte arritur Torinon me “Toyota Yaris”-in e vjedhur në Cormano.

(Kosova Sot)