MIFTARI: VETTING-U DUHET TË NDODHË NË TË GJITHA INSTITUCIONET, AKI, DREJTËSI, POLICI

  • 19 October 2018 - 12:29
MIFTARI: VETTING-U DUHET TË NDODHË NË TË GJITHA INSTITUCIONET, AKI, DREJTËSI, POLICI
 Eksperti i fushës së sigurisë, Naim Miftari, thotë se patjetër që Vetting-u duhet të ndodhë në të gjitha institucionet, duke filluar në AKI-ja, pastaj në drejtësi e pastaj në Polici."Kur pastrohen këto tri struktura sot të kapura keq nga korrupsioni dhe nga krimi i organizuar, pasi të pastrohen këto tri shtylla kryesore të ligjit, po këto struktura të pastra do ta mbushnin burgun edhe më politikanët e korruptuar dhe me kriminelë e dhunues", vlerëson ai për "Kosova Sot"."Pa shkuar në burg disa kryepolitikanë kosovarë mos pritni se kanë për t'u dënuar edhe kriminelët serbë ose edhe shqiptarë, që kanë bërë krime të rënda ndaj të pambrojturve", tha Miftari për "Kosova Sot".