Thaçi takohet me përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës, përsërit idenë e tij për korrigjimin e kufijve

  • 19 October 2018 - 12:54
Thaçi takohet me përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës, përsërit idenë e tij për korrigjimin e kufijve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës.

Thaçi ka thënë para mediave, se marrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë gjithëpërfshirëse. Dhe se çështja e kufirit do të diskutohet në Bruksel.

“Marrëveshja Kosovë-Serbi, do të jetë gjithëpërfshirëse, për korrigjimin e kufirit do të diskutojmë në Bruksel. Në muajt e ardhshëm do të lëvizim drejt finalizimit, mirëpo Kosova nuk guxon ta bojkotojë këtë dialog. Kjo marrëveshje do të jetë e rëndësishme për të dy popujt”, tha Thaçi.

Po ashtu, edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës, kanë falënderuar presidentin Thaçi që i ka dëgjuar për problemet e tyre, ata kanë propozuar edhe një plan se si mund të bëhet një jetë më e mirë për ta.

(Kosova Sot)