Hertica: Qeveria e pakicës të shkojë

  • 19 October 2018 - 14:02
Hertica: Qeveria e pakicës të shkojë
 Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ali Hertica, për gazetën "Kosova Sot", thotë se një Qeveri e pakicës nuk mund ta udhëheqë vendin më tutje, që duhet të ketë si rrjedhim zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për këtë situatë. "Qytetari nuk do të lejojë që disa subjekte të pakicës të determinojnë se kur Kosova shkon në zgjedhje të reja, kjo çështje duhet të jetë çështje e dakorduar në mes të partive kryesore shqiptare në Parlamentin e Kosovës", u shpreh ai."Një qeveri e re dhe demokratike do t'i mundësojë sistemit ligjor që ta kryejë punën e tij ashtu si duhet", vijoi më tej Hertica. 

(Kosova Sot)