Momenti i arrestimit të pjesëtarit të familjes Sekiraqa

  • 19 October 2018 - 23:22
Momenti i arrestimit të pjesëtarit të familjes Sekiraqa

Njësia Speciale dhe ajo e trafikut kanë arritur të arrestojnë disa persona të dyshuar për grabitje të cilët ishin përleshur me policinë.

Në aksion policia kishte shtënë 12 herë në drejtim të të dyshuarve.

Në pamjet e publikuara  mund të shihet se si policia arrijnë të arrestojnë disa të dyshuar.

Policia kishe hasur në grabitësit ku këta të fundit kanë tentuar të iknin nga policia.

Ata janë kapur nga policia më pas janë arrestuar dhe dërguar në stacionin jugu, raporton kallxo.com.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar edhe një nga pjesëtarët e familjes Sekiraqa.

 

(Kosova Sot)