Ambasadori britanik tregon cili është kanceri i Kosovës dhe sfida më e madhe: Nëse nuk trajtohet Kosova nuk do të mbijetojë - Lajme - Kosova Sot
Ambasadori britanik tregon cili është kanceri i Kosovës dhe sfida më e madhe: Nëse nuk trajtohet Kosova nuk do të mbijetojë

Ambasadori britanik tregon cili është kanceri i Kosovës dhe sfida më e madhe: Nëse nuk trajtohet Kosova nuk do të mbijetojë

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairí O'Connell, në faqen e tij në facebook ka zhvilluar një debat me qytetarët e Kosovës, përmes pyetjeve dhe përgjigjeve.

Duke iu përgjigjur një komentuesi, ambasadori ka thënë se nepotizmi eshte kanceri i Kosovoes, duke shtuar se Kosova nuk do të mbijetojë nëse nuk trajtohet kjo.

“Ne po vazhdojme sepse nepotizmi eshte nje kancer I Kosovoes. Kosova nuk do te mbijetoje nese nuk trajtohet. Nuk ka arsyeje qe te luftojme ceshtje te veshtira vetem me tryeza dhe raporte. Ndonjehere duhet ta trajtohesh ne menyre korrekte. Sic e keni cekur, projekti jone ka ofron mbeshtetje dhe ka per qellim te ofroj keshilla ne emerimin e pozitave te larta. Nese I ndjekin keshillat tona, atehere eshte suksesi i tyre, dhe nese deshtojne ateher eshte deshtimi i tyre. Deri me tani rreth 75% te proceseve kane shkuar sipas kritereve te projektit, kurse 25% jo. Secila nga keto na brengos dhe tregon munges te vullnetit. Por, nuk pajtohem me juve qe projekti I ofron kredibilitet veprimeve te Qeverise, nuk duket se eshte duke ofruar kredibilitet tek ju, dhe nuk mendoje qe I jap kredibilitet ndokujt tjeter. Mirepo, kjo ofron deshmi te qarte, ne cdo rast individual per emerime ne baze te merites. Varet nga qytetaret cka bejne ata me kete informate”, shkruan ambasadori, Ruairí O'Connell.

Poashtu, O'Connell ka treguar edhe sfidën më të madhe që ka Kosova.

“Sfida me e madhe eshte t'i bindim kosovaret te luajne Rugby. E di qe kosovaret kane deshire te bejne sporte te ndryshme, dhe se e konsiderojne veten fizikisht aktiv dhe te forte. Do te doja ata ta tregonin kete duke luajtur rugby, dhe nese dojne mund te shohin Bears Rugby Football Club, Peja Eagles Rugby Club and Balkan Lynx Rugby Club. Tani seriozisht, mendoj qe Kosova ende nuk ndihet plotesisht pergjegjese per veten e saj. Kosova mendon qe komuniteti nderkombetar eshte pergjegjes, te huajt jane pergjegjes, qofte ne debatin per normalizimin e marredhenieve me Serbine, apo ne debatin per kufinjte, apo korrupsionin, ose investitoret. Njerezit kane tendenca te mendojne qe eshte pergjegjesia e BE ose e dikujt tjeter. Deri sa Kosova te ndihet plotesisht pergjegjese keto sfida nuk do te tejkalohen. Pra, kjo eshte sfida me e madhe. Shume keni dhene per pavaresine dhe sovranitetin e Kosoves, tani gezojini ato”, shkruan Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairí O'Connell.

Image

 

(Kosova Sot)

5 orë e 53 minuta më parë
18/11/18