Daçiq nga nervoza "zbulon" planin e Serbisë për ndalimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic tha nga New Yorku se Serbia, do të luftojë deri në fund që Kosova të mos bëhet anëtare e Interpolit.
Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për Kosovë, ku vlerësoi se ka shanse të mëdha për Serbinë që të fitojë në këtë luftë.
I pyetur se sa janë shanset që Kosova të pranohet në Interpol, Daçiç i tha RTS’së se është e vështirë t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, sepse Beogradi “nuk përballet me Kosovën, por lobon tek vendet perëndimore”, duke zbuluar kështu edhe planin që kanë.
Ndërkohë, "nervoza" e Daçiqit u shfaq pasi Kosova mori edhe njëherë mbështetjen e SHBA’ve dhe Britanisë së Madhe në OKB.
Përfaqësuesi i SHBA’së, Jonathan Cohen kërkoi nga shtetet anëtare të OKB’së, që Kosova të përkrahet në Inteprol, pasi i plotëson të gjitha kushtet.
(Kosova Sot)