Ymeri: Veseli u frikësua të jetë kryetar i Kuvendit, Albini nuk po fshihet

  • 10 October 2015 - 13:49
Ymeri: Veseli u frikësua të jetë kryetar i Kuvendit, Albini nuk po fshihet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka folur për ngjarjet e fundit në Kuvend.

Ai në një konferencë për media ka thënë se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli në seancën e fundit të Kuvendit, ku u krijua një situatë e jashtëzakonshme pas hedhjes së gazit lotsjellës, është frikësuar të jetë kryetar i Kuvendit, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Ai gjithashtu ka njoftuar se Albin Kurti nuk ka ikur nga kontrollat policore që po bëhen ndaj tij pas hedhjes së gazit lotsjellës në seancën plenare në Kuvend, por se vizita e tij në Norvegji ka qenë e planifikur që ng data 10 shtator.

Duke folur për marrveshjet e fundit me Serbinë, Ymeri ka thënë se opozita nuk do të zbrapset dhe se do të vazhdojë akisonet e veta. Ai ka paralajmëruar se edhe në seancën e ardhshme, opozita nuk do t’I lejojë punimet e Kuvendit.

Ndërsa, aktivisti Besnik Bislimi ka folur lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se pjesë e ekipit të komisionit për demarkacionin kanë qenë jurist dhe sociolog dhe jo gjeograf.

“Gjeodetët e Kosovës vazhdimisht kanë dërguar prova të reja se Kosova po humb territor, por komisioni në asnjë variant nuk ka shpreh interesim me i marr parasysh” ka thënë ai.

(Kosova Sot)