Kryetari Abdixhiku i dërgon telegram ngushëllimi familjes pas vdekjes së Rasim Thaçit-Cimës

  • G.G /
  • 26 March 2021 - 13:04
Kryetari Abdixhiku i dërgon telegram ngushëllimi familjes pas vdekjes së Rasim Thaçit-Cimës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së aktorit Rasim Thaçi-Cima i cili ka vdekur sot si pasojë e infektimit me COVID-19.

Abdixhiku ka në telegrafmin e ngushëllimit ka shkruar se Cima do të mbetet artisti më i dashur për shumë breza.

“E nderuara familje Thaçi, 

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, artistit tonë të madh Rasim Thaçi – Cima. 

Cima do të mbetet artisti jonë më i dashur për shumë breza që e kanë ndjekur në skenë, e kanë shikuar në television dhe e kanë duartrokitur për shumë vite. 

Cima u dha buzëqeshje e i ngrohi zemrat tona në ditë gëzimi, e sidomos në ditët më të rënda për vendin tonë. 

Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të një plejade artistësh që i dhanë ngjyrë epokës së historisë të vendit tonë, shumë dashuri dhe në këmbim mori duartrokitjet dhe mirënjohjen e pafund, ashtu siç e donte ai. 

Më lejoni që t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj, Rasim Thaçi dhe ikjen e artistit tonë të dashur.” , thuhet në telegramin e ngushëllimit.

(Kosova Sot Online)