Dhurata prekëse e një fëmije për të atin, misionar në Afganistan (Video)

  • 27 November 2015 - 17:55
Dhurata prekëse e një fëmije për të atin, misionar në Afganistan (Video)

​Kjo video e publikuar në profilin në Facebook të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli ka prekur zemrat e shumë personave, pasi është dedikimi emocionues i një fëmije për babain e tij që është misionar i paqes në Afganistan.

Bashkëbisedimi është bërë me rastin e festive të nëntorit, në një takim organizuar nga Ministria e Mbrojtjes. Në video shihet teksa djali i reciton babit që është lidhur me sallën përmes Skype, vargjet e himnit të flamurit.

Statusi i Ministres Mimi Kodheli:

Kjo është dhurata e një fëmije me rastin e Ditës së Pavarësisë për të atin e tij, misionar të paqes në Afganistan.

Është pak të thuash emocionuese, kur shikon që fëmijët dhe prindërit, të ndjehen krenarë për njëri-tjetrin.

Ndërkohë që prindërit nëpër botë mbajnë lart emrin e Shqipërisë përkrah aleatëve dhe partnerëve, fëmijët edukohen këtu me ndjenjën e atdhedashurisë. Dhe për këtë nuk mund të ndjesh tjetër, veç gëzim!

Dhurata që çdo prind do të dëshironte!

 

 
Dhurata që çdo prind do të dëshironte!

Kjo është dhurata e një fëmije me rastin e Ditës së Pavarësisë për të atin e tij, misionar të paqes në Afganistan.Është pak të thuash emocionuese, kur shikon që fëmijët dhe prindërit, të ndjehen krenarë për njëri-tjetrin.Ndërkohë që prindërit nëpër botë mbajnë lart emrin e Shqipërisë përkrah aleatëve dhe partnerëve, fëmijët edukohen këtu me ndjenjën e atdhedashurisë. Dhe për këtë nuk mund të ndjesh tjetër, veç gëzim!

Posted by Mimi Kodheli on Friday, November 27, 2015