AAK kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve

  • 28 November 2015 - 16:57
AAK kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se mbajtja në paraburgim e deputetës Donika Kadaj-Bujupi si dhe arrestimi sot i deputetit Albin Kurti, si dhe shumë aktivistëve të tjerë të VV-së, brenda selisë, është i papranueshëm dhe nuk ndikon në qetësimin e situatës.

"Tubimi i sotëm madhështor në Prishtinë, ishte një manifestim qytetar i kundërshtimit të dy marrëveshjeve, që përfundoi pa asnjë incident", thuhet në reagimin e AAK-së, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.

"Ngjarjet e mëpastajme po bëhën me qëllim të zbehjes së një kundërshtimi kaq popullor. AAK, kundërshton aksionet e pushtetit për përndjekjen e Opozitës dhe kërkon nga krerët institucionalë, që të mos e instrumentalizojnë policinë e shtetit për qëllime politike".

"Deputetët duhet të jenë të lirë dhe ata nuk mund të arrestohen për shkak të veprimtarisë së tyre politike, prandaj kërkojmë lirimin e mënjëhershëm të tyre", thuhet në reagim. 

(Kosova Sot)