ANKETA: 67.8% mendojnë se Asociacioni është një autonomi brenda shtetit të Kosovës

  • 01 December 2015 - 18:30
ANKETA: 67.8% mendojnë se Asociacioni është një autonomi brenda shtetit të Kosovës

Asociacioni i Komunave Serbe ka tensionuar tej mase gjendjen në Republikën e Kosovës dhe për këtë arsye pushteti aktual deri më tash ka arrestuar 5 deputetë të opozitës, të cilët kanë hedhur gazlotsjellës në Kuvend dhe dhjetra aktivistë të tjerë, të cilët kundërshtojnë formimin e asociacionit dhe demarkacionit me Malin e Zi. 

Qytetarët e Kosovës me të drejtë konsiderojnë se ky Asociacion është një autonomi brenda shtetit. Një peticion i organizuar nga opozita e bashkuar tashmë është nënshkruar nga rreth 250 mijë qytetarë, të cilët kundërshtojnë formimin e këtij Asociacioni dhe demarkacionin me Malin e Zi. Portali Kosova Sot ka kërkuar mendimin e qytetarëve me pyetjen: A iu dha komunitetit serb me Asociacionin (Bashkësinë) e Komunave serbe, autonomi brenda shtetit të Kosovës? Ashtu siç edhe pritej, shumica e qytetarëve prej 67.8% mendojnë se Asociacioni është një autonomi brenda shtetit të Kosovës. Të tillë që nuk mendojnë kështu janë 32.2 për qind e të anketuarve.

(Kosova Sot)

 

Image