Krasniqi: Ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më këtë datë

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 22:00
Krasniqi: Ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më këtë datë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka propozuar 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Unë po e jap një propozim sot për herë të parë. Unë  mendoj që ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më datën 9 qershor”.

“Unë besoj që do të ishte një datë e përshtatshme, nga ajo që po thotë edhe Kurti që ne jemi të gatshëm kurdo”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se është pro se para shpërndarjes së Kuvendit të votohen marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare, për këtë thotë se PDK-ja do t’i jap votat.

Të mërkurën e 27 marsit, PDK-ja e ka prezantuar Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

(Kosova Sot Online)