Kurti: Opinionin e sotëm do ta hedh në votim Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 22:11
Kurti: Opinionin e sotëm do ta hedh në votim Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë ka reaguar në platformën “X”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm, duke treguar se opinionin e sotëm do ta hedh në votim Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Sot Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës  ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën. Opinioni konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga ana e Kosovës dhe rekomandon t’i bëhet ftesë Kosovës që t’i bashkohet Këshillit të Evropës si  si shtet anëtar. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë Opinionin në prill”, ka shkruar Kurti

(Kosova Sot Online)