Prishtinë: Një person gjendet i vdekur në rrugë

  • E.K /
  • 28 March 2024 - 10:24
Prishtinë: Një person gjendet i vdekur në rrugë

Një person është gjetur i vdekur dje në rrugë në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në mëngjes një grua lajmëroi policinë se ka parë një burrë të shtrirë në rrugë.

Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

“Prishtinë / 27.03.2024-06:40. Një femër kosovare ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë. Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)