Manxhuka i reagon Raportueses Von Cramon: Lëvizja jonë beson në lirinë e fjalës për të gjithë qytetarët
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka reaguar Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pasi kjo e fundit ka thënë se është e vërtetë që Lëvizja Vetëvendosje ka një ushtri digjitale e cila kufizon lirinë e shprehjes në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këtë Von Cramon e ka thënë teksa ka shpërndarë një shkrim të “Balkan Insight”, ku ish-zyrtarë të VV-së kanë konfirmuar ekzistencën brenda të VV-së të “ushtrisë digjitale”.
Manxhuka ka bërë thirrje që edhe të tjerët të përmbahen nga përhapja e “lajmeve të rreme”, duke shtuar se VV-ja beson në lirinë e fjalës për të gjithë qytetarëve dhe se i përmbahet standardeve të larta.
“Na vjen keq që edhe një herë duhet të mohojmë pretendime të tilla të rreme, të parashtruara nga ish-anëtarë të partisë sonë edhe sot e kësaj dite. U bëjmë thirrje të tjerëve që të përmbahen nga përhapja e lajmeve të tilla të rreme. Lëvizja jonë beson në lirinë e fjalës për të gjithë qytetarët dhe i përmbahet standardeve të saj më të larta”, ka shkruar Manxhuka.
We regret that once again we have to deny such false claims, lodged by ex-members of our party who are to this day bitter. We call on others to refrain from spreading such fake news. Our movement believes in freedom of speech for all citizens & adheres to its highest standards. https://t.co/lKQsL4mOok
— Arlind Manxhuka (@ArlindManxhuka) March 27, 2024
(Kosova Sot Online)