Osmani: Ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës arriti në top 3-shen më të mirë në botë

  • A.P /
  • 28 March 2024 - 19:00
Osmani: Ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës arriti në top 3-shen më të mirë në botë

Studentët kosovarë të Fakultetit Juridik kanë arritur sukses në garën botërore “Willem C Vis International Arbitration Moot”, në Vjenë të Austrisë, duke arritur të shkonin deri në gjysmëfinale. Nga 364 universitete në botë, studentët e UP-së kanë arritur t’i lënë mbrapa 360 universitete tjera, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë i ka uruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e quajtur si sukses historik.

“Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë! Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Ëillem C Vis. Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur”.

“Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka. Krenare sa më ska! Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)