Konjufca: Qeveritë japin dorëheqje vetëm kur diçka nuk është duke funksionuar

  • E.K /
  • 29 March 2024 - 13:08
Konjufca: Qeveritë japin dorëheqje vetëm kur diçka nuk është duke funksionuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se shumicës parlamentare i mungon vullneti që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konjufca tha se Qeveritë japin dorëheqje vetëm kur diçka nuk është duke funksionuar.

“Ky është një rast i rrallë ku të gjitha partitë pajtohen që të shkojnë në zgjedhje por nuk po arrin që kjo gjë të bëhet. Nuk po duket që është punë e frikës, por mungon vullneti i mazhorancës që kjo të ndodhë përmes një dorëheqje të Qeverisë, sepse nuk ka një arsye që të japë dorëheqje Qeveria. Qeveritë japin dorëheqje vetëm kur diçka nuk është duke funksionuar”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)