Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

  • E.K /
  • 29 March 2024 - 15:52
Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka përfunduar deklaratën e tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tomë Gashi, avokati i tij mbrojtës, ka shkruar se Martin Berisha kishte paraqitur kërkesën për të dhënë deklaratë sqaruese pas disa pretendimeve që kishin dalë në media.

“Të dashura gazetare, të dashur gazetar. Martin Berishaj qysh me 27.01.2023 ka paraqit kërkesë për të dhënë deklarate sqaruese në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me pretendimet që kanë dalë në media. Martini tashme ka dhënë deklaratë në PSRK. Deklarata e tije është konfidenciale”, shkruan Gashi në profilin e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online)