Pejë: I iku Policisë por u kap nga njësitet tjera, shoferi gjobitet me 500 euro dhe ju sekuestrohet vetura

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 14:19
 Pejë: I iku Policisë por u kap nga njësitet tjera, shoferi gjobitet me 500 euro dhe ju sekuestrohet vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar se Policia në Pejë derisa ishin në një pikë kontrolli ka kërkuar nga një shofer të ndalet, mirëpo i njëjti ka ikur nga Policia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai më pas është ndaluar nga njësitet tjera në terren.

Pas verifikimit tё kundёrvajtёsit rezulton se ishte duke e vozitur veturën nёn masen mbrojtёse.

Shoferi është gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse dhe i është sekuestruar përkohësisht vetura.

“Me datё 16.04.2024, deri sa Njёsia e komunikacionit rrugor DRP Pejё, ishin nё pikё kontrolli dhe pasi nga zyrtaret policor ёshtё kёrkuar tё ndalon kundёrvajtёsi, i njejti ka ikur nga Policia, por ёshtё ndaluar nga njёsitet tjera ne terren, pas verifikimit tё kundёrvajtёsit rezulton se ishte duke e vozitur veturen nёn masen mbrojtёse, tё njejtit nga zyrtaret policor iu ёshtё shqiptuar fletёgjoba prej: 500 euro, 5 pikё negative, 6 muaj masё mbrojtёse dhe iu ёshtё sekestruar pёrkohёsisht vetura.”

(Kosova Sot Online)