Vëllai i Gjyljeta Ukellës: Uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin tonë

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 17:06
Vëllai i Gjyljeta Ukellës: Uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin tonë

Shpat Ukella, vëllai i gruas që u vra dje në Pejë, ka folur në lidhje me rastin tragjik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se për ta rasti është shumë i rëndë.

“Falënderoj Zotin për krejt këta njerëz që kanë ardhë me na nderu dhe me na respektu në këto ditë të vështira për neve. Për neve rasti është shumë i rëndë. Uroj që organet e drejtësisë sa më shpejtë ta bëjnë zbardhjen dhe ta kryejnë punën e tyre dhe uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin tonë dhe sidomos në shtetin e as në kombin tonë të Kosovës dhe Shqipërisë e më gjerë. Ju faleminderit, kaq është prej meje. Nuk dimë asgjë më shumë për rastin”, tha ai.

(Kosova Sot Online)