Moti në Kosovë, pasdite rrebeshe shiu

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 07:54
Moti në Kosovë, pasdite rrebeshe shiu

Intervale me diell nuk do të mungojnë ditën e enjtë në vend, por se dominojnë më shumë vranësirat, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pasdite në vende-vende priten zhvillime të rrebesheve të shiut. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 5C, e ato maksimale mbesin më të ulëta deri në 12C e 13C. Frynë erë e ftohtë nga veriu e veriperëndimi, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s.

Vransirat mbesin dominante ditën e premtë, aty këtu të shoqëruara me ndonjë rigë shiu.

Të shtunën do të ketë edhe intervale me diell, e pasdite me mundësi për ndonjë rrebesh të shkurë shiu.

Të dielën sërish përkeqësim i motit, me më shumë të reshura shiu, e temperaturat pësojnë rënie në 10C.

(Kosova Sot Online)