Kurti tregon emrat e zyrtarëve të policisë që janë arrestuar dje nga Serbia

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 11:48
Kurti tregon emrat e zyrtarëve të policisë që janë arrestuar dje nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia u hakmor kundër qytetarëve të Kosovës, duke i keqtrajtuar nëpër pikat kufitare veçse deshën ta përdorin territorin serb si transit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti, duke ua zbuluar emrat, tha se ende pesë policë të Kosovës janë duke u mbajtur nga Serbia.

“Serbia ndaloi në kufi përmbi 20 orë qindra qytetarë të vendit tonë, të cilët Serbinë e shfrytëzonin jo si destinim, por si tranzit për t’u kthyer apo për të shkuar në vendet e BE-së. Në mesin e të arrestuarve e të ndaluarve ishte edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga radhët e komunitetit joshumicë serb në Kosovë. Sipas informacioneve që kemi, ai është dërguar në Rashkë. Nga e kaluara e dimë që në rast të dërgimit atje, ata që ndalohen intervistohen nga akterë të ndryshëm të shtetit të Serbisë. Dje në ndalim kanë qenë gjithsej 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, serbë dhe shqiptarë, që janë ndaluar në pikëkalimet kufitare në Merdarë, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Pesë nga ta janë liruar, ndërkaq pesë ndodhën akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Jankoviq. Por aty janë edhe Sinisha Miliq, Zoran Marinkoviq, Boban Simeunoviq dhe Ramiz Ibrahimi”. “Me veprimin e djeshëm, Serbia ka shkelë një grumbull marrëveshjes, përfshirë atë të korrikut 2011 për lëvizje të lirë të qytetarëve, marrëveshjen e nëntorit të vitit 2022 për lëvizje të lirë me karta identiteti mes vendeve të BP dhe marrëveshjen bazike të shkurtit të 2023-ës në Bruksel për normalizim marrëdhënies e për fqinjësi të mirë”.

Kurti tha se qëllimi i Serbisë me ndalimin e qytetarëve të Kosovës ishte ngritja e tensioneve.

“Për më tepër është menduar edhe si akt me qëllim eskalimin e tensioneve. Kjo sepse Serbisë nuk i konvenon normaliteti, paqja dhe qetësia në rajon e sidomos në Kosovë”.

(Kosova Sot Online)