Kurti: Janë liruar të gjithë policët, përveç zëvendësdrejtorit Jankoviq

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 12:01
Kurti: Janë liruar të gjithë policët, përveç zëvendësdrejtorit Jankoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se janë liruar katër nga pesë zyrtarët policor po mbaheshin në Rashkë të Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se ata janë liruar dhe se i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

“Informacionet e fundit na njoftojnë që të gjithë policët e ndaluar të cilët I përmenda në fjalën time hyrëse tashmë janë liruar, përveç zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Dejan Jankoviq. Pra zv.drejtori policisë vazhdon që të mbahet në burg në Serbi”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)