Abazoviqi takohet me ambasadorin amerikan në Beograd Hilli: Gjithmonë kënaqësi të flasësh me të për promovimin e paqes në rajon

  • S.A /
  • 18 April 2024 - 12:33
Abazoviqi takohet me ambasadorin amerikan në Beograd Hilli: Gjithmonë kënaqësi të flasësh me të për promovimin e paqes në rajon

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christophet Hill, transmeton "Kosova sot Online".

Kryetari i partisë Ura shkroi në “X” se ka gjithmonë kënaqësi të diskutojë me diplomatin amerikan pë promovimin e paqes dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Është gjithmonë kënaqësi të flasësh me [ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beorgad] Christopher Hill në temën e promovimit të paqes dhe prosperitetit në rajon”, shkroi Abazoviq. 

(Kosova Sot Online )