A ia ka vënë syrin pozitës së ndërmjetësit Pahor?

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 17:34
A ia ka vënë syrin pozitës së ndërmjetësit Pahor?

Në Lubjanë të Sllovenisë sot është mbajtur një konferencë ku është diskutuar mbi Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij në Bashkimin Europian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pjesëmarrës kishte diplomatë të rangut të lartë, përfshirë emisarin Miroslav Lajçak, ish-Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Catherinë Ashton e të tjerë.

Konferenca “Ballkani Perëndimor në BE” u organizua nga Institutit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, në krye të së cilit është ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili synon të zëvendësojë emisarin Lajçak në pozitën e tij si Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk ka alternativë, përveç që vendet e rajonit të bëhen anëtarë të plotë të Bashkimit Europian.

Për këtë konferencë, Pahor ka shkruar edhe në X. Ai tha se presidentja aktuale e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ka përshëndetur mysafirët dhe ka folur për rëndësinë që ky rajon të jetë pjesë e BE-së.

“Ajo vlerësoi se ishte një takim vërtet i rëndësishëm dhe shtoi se ajo vetë i kushton shumë vëmendje dhe energji Ballkanit Perëndimor, pasi është e vetëdijshme për rëndësinë e një të ardhmeje të përbashkët europiane”, ka shkruar Pahor në X.

(Kosova Sot Online)