Blinken: Ky shtet furnizuesi kryesor i industrisë ushtarake ruse

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 20:30
Blinken: Ky shtet furnizuesi kryesor i industrisë ushtarake ruse

Uashingtoni thotë se Kina është kontribuesi kryesor i industrisë ushtarake të Rusisë duke i ofruar Moskës pajisje për armatim, mes vështirësive që po ndesh Moska për shkak të sulmin në Ukrainë. Komentet u bënë të premten nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjatë takimit të ministrave të G7-s që mbahet në Kapri të Italisë.

“Kina është në këtë moment kontribuesi kryesor për industrinë e mbrojtjes së Rusisë. Ajo po ofron mjete për makineritë, gjysmëpërçues dhe pajisje të tjera me përdorim të dyfishtë, që kanë ndihmuar Rusinë të rindërtojë bazën industriale të saj të mbrojtjes, të degraduar tej mase nga sanksionet dhe vendosja e kontrolleve ndaj eksporteve”, tha ai.

Sekretari Blinken tha se Kina nuk mund të vazhdojë me të dyja mënyrat edhe të ndihmojë Rusinë dhe të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën.

“Nëse Kina pretendon nga njëra anë se dëshiron marrëdhënie të mira me Evropën dhe vendet e tjera, nga ana tjetër nuk mund të jetë kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane që nga fundi i Luftës së Ftohtë”, tha zoti Blinken në një konferencë për shtyp pas takimi të ministrave të jashtëm. Ai u kërkoi homologëve të tij evropianë të rrisin trysninë ndaj Pekinit.

(Kosova Sot Online)