Për t’iu lutur perëndisë së shiut një pulë bëhet kurban në parlament
Skena të paimagjinueshme për demokracitë perëndimore janë regjistruar në Senatin (Parlamentin) e Meksikës, teksa një pulë është bërë kurban për t’i ofruar gjakun e saj perëndisë së shiut, të njohur si “Tlaloc”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Skena e paprecedentë u transmetua në rrjetet sociale të Parlamentit, por u ndërpre kur një pjesëmarrës, nën zhurmën e daulleve, i preu fytin pulës dhe e mblodhi gjakun në një enë.
Ceremonia e organizuar nga senatori Adolfo Gomes ka shkaktuar një valë të madhe zemërimi, por vetë anëtari i partisë qeverisëse “Morena” u mbrojt duke thënë se “Kushtetuta e Meksikës e cilëson të përshtatshme që të respektohen traditat e popujve indigjenë”.
“Continúan las... ¿Costumbres? Sacrifican a gallina en el Senado para Tlaloc”
— Contexto de Durango (@contextodgo) April 24, 2024
Por Johan Unzueta - Zero
Durango, Dgo
La tarde de este miércoles 23 de abril, se ha viralizado a través de redes sociales un video en el que se observa cómo sacrifican una gallina en el senado de la… pic.twitter.com/gUhLNZbKjF
(Kosova Sot Online)