Szunyog: BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht

  • E.K /
  • 27 April 2024 - 09:04
Szunyog: BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka theksuar se rruga evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalon përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të implementojnë Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit dhe implementimin e Aneksit të Implementimit pa vonesa dhe parakushte.

“Theksova se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë dhe kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE dhe normalizimit të marrëdhënieve. BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht”, ka thënë shefi i Zyrës së BE-së.

(Kosova Sot Online)