Kryeministri Albin Kurti ua jep përgjigjen finale kryeqyteteve evropiane? “S’çojmë në Gjykatë dokument që s’e kemi pranuar”

  • S.A /
  • 08 May 2024 - 12:26
Kryeministri Albin Kurti ua jep përgjigjen finale kryeqyteteve evropiane? “S’çojmë në Gjykatë dokument që s’e kemi pranuar”

Kryeministri Albin Kurti tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës këtë muaj është kushtëzuar me një lëvizje drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë se ndërkombëtarët i kanë kërkuar që draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai tha se ai draft-statut “dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua”.

“Si i tillë, është një jo-dokument. Pra, është një non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë e mbetet absurde”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online )