AK protestë me flakadanë te Ministria e Energjetikës (Foto/Video)

  • 07 February 2016 - 12:52
AK protestë me flakadanë te Ministria e Energjetikës (Foto/Video)

 “Aleanca Kuq e Zi” ka protestuar përballë Ministrisë së Energjitikës kundër dhënies me koncesion të hidrocentralit të Skavicës. Tym dhe flakë ishte prologu edhe i kësaj proteste kuqezi.

Aktivistë të Aleancës Kuqezi me moton: “Shqipëri me plisa, t’i largojmë këtë pisa” kishin bllokuar hyrjen kryesore të ministrisë.

Në fjalën e tij, kreu i AK-së Kreshnik Spahiu bëri me dije se Shqipëria është nxjerr e tëra në shitje. Ai tha se shkësi i kësaj marrëveshje është arkitekti i çdo pune të pisët te Qeverisë, Ministri Arben Ahmetaj.

Ndërkaq, Spahiu theksoi se, kompania turke “SÜZER” i ka dhënë ministrit Ahmetaj 5 milionë € bakshish dhe do t’i jap edhe 15 milionë euro të tjera pas firmosjes së kontratës. Kreu i AK-së solli në kujtesë edhe faktin se Ahmetaj i ka transferuar paratë me chartein e Süzer.

Më tej, Kreshnik Spahiu vuri në dukje se Ministri i Energjitikës Gjiknuri fsheh 3 oferta serioze për financimin e Skavicës nga kompani kineze e gjermane, vetëm për të favorizuar kompaninë turke Süzer.

Mësohet se aktivistët kuqezi në shenjë proteste për këtë mega-aferë korrupsioni bllokuan ministrinë me flakë dhe tym.

(Kosova Sot)

 
Image
Image

 

LAJM I FUNDIT: I vihet zjarri Ministrisë së rryshfeteve. Skavicën s'e mori turku për 500 vjet por 500 mijë euro korrupsion. Asnjë investitor amerikan nuk lejohet në Shqiperi nga qeveria e gangsterve.

Posted by Kreshnik Spahiu on Sunday, February 7, 2016
 

PO NDODH: Zjarr Ministrisë së Energjitikës. Aleanca KuqeZi hedh bomba tymuese kundër konçensioneve. Skavicën në lumin Drin nuk e pushtuan turqit për 500 vjet por e morrën për 500 mijë euro rryshfet.Sekretari amerikan Kerry do kuptojë që në Shqipëri s'lejohet asnjë biznes amerikan dhe investime të huaja sepse për rryshfete Rama shet Shqipërinë dhe Amerikën

Posted by Kreshnik Spahiu on Sunday, February 7, 2016