Tajvan: Nga tërmeti i djeshëm janë vrarë së paku 26 vetë

  • 07 February 2016 - 13:33
Tajvan: Nga tërmeti i djeshëm janë vrarë së paku 26 vetë

Ekipet e shpëtimit në Tajvan ende janë në kërkim të 124 personave, që mendohet se gjenden nën gërmadhat e ndërtesës 17 katëshe në qytetin jugor, Tainan, e cila është rrëzuar nga tërmeti i djeshëm me intensitet 6.4 shkallë, shkruan rel.

Prefekti i këtij qyteti, Lai Ching-te, tha sot se shumica e njerëzve të bllokuar, janë zënë thellë nën gërmadha të ndërtesës banesore.

Deri tash janë shpëtuar më se 200 njerëz, ndërsa është konfirmuar se janë vrarë 26 vetë. Janë plagosur afro 500 njerëz.

Ministri i brendshëm i Tajvanit, Chen Wei-jen, tha se më tepër njerëz ishin në ndërtesë se zakonisht, pasi anëtarët e familjeve ishin tubuar për pushimet e Vitit të Ri Lunar.

(Kosova Sot)