Qypin e gjeti, por fati nuk ishte brenda tij

  • 08 February 2016 - 19:04
Qypin e gjeti, por fati nuk ishte brenda tij

Vehidi: Kur e hapa - u zhgënjeva, sepse në të kishte dinarë të kohës së Luftës së Dytë Botërore

Po ta kishte gjetur këtë qyp para 75 vjetësh, Vehid Ibrahimi mund të ishte bërë i pasur, por tani dinarët e periudhës së Luftës së Dytë Botërore nuk i duhen asgjë, madje as për koleksion, meqë janë monedha serbe të vitit 1941

Vehid Ibrahimi, i cili prej dy vjetësh jeton në shkollën e fshatit Myçibabë, që kur zjarri ia dogji shtëpinë gjatë natës, u gëzua shumë kur gjeti një qyp të fshehur nën dhe, derisa po pastronte varrezat dhe disa lëndina të tjera afër tyre. Gjithmonë kishte shpresuar se një ditë do të gjente një qyp me lira. Qypi me lira është ëndrra e çdo fukarai. Dhe, Vehidi e gjeti vërtet qypin, por ishte vonë, sepse fati kishte ikur prej tij para 75 vjetësh. “Isha lodhur duke pastruar kaçubat dhe për një moment u largova më tutje të pushoj pak. Shatit i dhashë një të ngulitur në tokë, siç bëjmë zakonisht kur ulemi të pushojmë, dhe përnjëherë dëgjova një krismë. E futa ca më thellë dhe doli një qyp që ishte krisur anash, ndoshta nga acari, sepse koha e ka bërë të veten. Pashë se brenda tij kishte diçka të mbështjellë. Kur e hapa- u zhgënjeva, sepse në të kishte dinarë të kohës së Luftës së Dytë Botërore, të prodhuar nga Banka Popullore e Serbisë. Brenda atij qypi kishin qenë 500 copa monedha me vlerë 100 dinarë secila. Ishin të terura arrë, sikur t`i kishe futur dje nën dhe jo të kishin qëndruar aty ku ta dish se sa vjet”, thotë Ibrahimi. Fati u tall me të.  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)