Prezantohen perceptimet e publikut për dialogun me Serbinë

  • 09 February 2016 - 08:14
Prezantohen perceptimet e publikut për dialogun me Serbinë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), bën lansimin e të gjeturave të Edicionit Special të Barometrit Kosovar të Sigurisë me fokus të veçantë në “Perceptimet e Publikut për Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë”:

Qëllimi i Barometrit Kosovar të Sigurisë është të ofroj të dhëna të sakta dhe të besueshme rreth perceptimeve të qytetarëve të Kosovës me qëllim të informimit të procesit të politik-bërjes.

Prezantimi do të përfshijë të dhënat rreth mendimeve të qytetarëve në lidhje me politikën e jashtme të Kosovës dhe partnerët kryesorë ndërkombëtarë dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Rëndësi do ti kushtohet perceptimeve të qytetarëve në lidhje me: dialogun politik në mes të Kosovës dhe Serbisë; vlerësimin e qytetarëve rreth Asociacionit të Komunave Serbe.

Më konkretisht do të prezantohen mendimet e qytetarëve të Kosovës në lidhje me:

· Çka mendojnë qytetarët rreth qasjes së Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi ndaj Kosovës?

· Çka mendojnë qytetarët rreth qasjes së vendeve perëndimore, SHBA, Gjermania, Turqia, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar ndaj Kosovës?

· Çka mendojnë qytetarët rreth anëtarësimit në NATO, BE apo partneriteti strategjik me Turqinë shihet si prioritet?

· Se sa janë të kënaqur qytetarët me rezultatin e dialogut politik në mes të Kosovës dhe Serbisë?

· Çfarë janë perceptimet për normalizimin e marrëdhënieve ne mes të Kosovës dhe Serbisë pas fillimit të dialogut?

· A mendojnë qytetarët e Kosovës që marrëveshja për themelimin e asociacionit të Komunave Serbe është e dëmshme për Kosovës? Çka mendojnë Shqiptarët e çka Serbët në lidhje me kë të çështje?

Sondazhi është realizuar gjatë pjesës së dytë të muajit tetor 2015, përmes intervistave sy me sy me amvisëri në Kosovë. Mostra kombëtare ka përfshirë 1070 amvisëri/respodentë dhe përfaqëson opinionet e qytetarëve të moshës mbi 18 vjet duke përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

(Kosova Sot)