A veprojnë ende misioni rus dhe "dora e zezë" në Kosovë ?

A veprojnë ende misioni rus dhe
  • 13 February 2017 - 08:15

Shkruan: Sali Hasani

Duhet të jemi shumë vigjilentë

Në këtë gjendje jemi sot, nuk ka institucion të arsimit, të shëndetësisë, të drejtësisë, që sarafët e ustallarët pa shpirt dhe pa besë na sollën. Na sollën në këtë gjendje dhe ia bën varrin Kosovës dhe e sollën Gjykatën Speciale, së cilës unë i dëshiroj mirëseardhje nëse nuk bëhet gjykatë politike
Posa e lexova romanin me të ri "Misioni rus", të Ibrahim Kadriut, tema qendrore e të cilit është veprimtaria famëkeqe e organizatës "Dora e zezë", e formuar më 1911, në mënyrë shumë sekrete, dhe e cila për qëllim kishte shfarosjen e shqiptarëve nga trojet etnike. Anëtarët e kësaj organizate famëkeqe kanë bërë betimin "Bashkim ose vdekje", kurse qëllimi i kësaj organizate famëkeqe ishte bashkimi i trojeve serbe edhe aty ku jeton vetëm një serb dhe dalja e Serbisë në det. Çdokush që ishte inkuadruar në këtë organizatë ka bartur dhe helmin me vete dhe në rast se dështon ndonjë aksion individual ose kolektiv, anëtarët e "Dorës së zezë" kanë bërë vetëvrasje. Në brendi të romanit trajtohen krimet e tmerrshme që ka bërë kjo organizatë ndaj shqiptarëve. Anëtar i kësaj organizate ishte edhe rusi Kazimir Olenko, i cili për 20 vjet kishte shërbyer si imam në Xhaminë e Sinan Pashës në Prizren, me emrin konspirativ Mulla Adnani, por edhe me një emër dhe mbiemër tjetër ( Faruk Myrtaj), kurse për ambientet katolike Zef Kristi me të cilin mbiemër kishte vepruar në fshatin Guror të Mbi Malësisë së Shkodrës. E tillë ka qenë edhe Tatjana Volovna, me emrin dhe mbiemrin konspirativ Emine Brajari, e cila ka vepruar në mesin e gjinisë femërore, e cila ka vepruar në Prizren gjoja si mësuese.

Figurat tradhtare

I tërë ky kuadër ishte përgatitur në një qytet të vogël shumë larg Shën Peterburgut, në të cilin universitet ka pasur afër 60 studentë nga anë të ndryshme të mbarë botës, e të cilët e kanë mësuar gjuhën shqipe shumë rrjedhshëm për të ardhur si hoxhallarë në Kosovë. Si gjithmonë, në mesin tonë ka pasur edhe figura tradhtare që u janë bashkuar armikut, siç është në këtë rast Abedin Lika, në kullën e të cilit gjejnë strehim anëtarët e "Dorës së zezë". Abedin Lika këtë strehim ua bënte anëtarëve të kësaj organizate famëkeqe me të vetmin qëllim për ta ruajtur pasurinë e tij personale. Mirëpo, forcat çlirimtare një ditë ia djegin kullën Abedin Likës, por edhe Abedin Lika digjet në këtë kullë, ashtu siç do të digjen edhe misionarët rusë aktualë në Kosovë shumë shpejt. Tërë këtë hyrje e bëra me të vetmin qëllim, që të hapet një debat nga analistët dhe njohësit e sigurisë, të cilët i kemi me bollëk, se a ka dorë të zezë në Kosovë dhe mision rus? A ka ende tandem të Abedin Likës? Sipas opinionit tim, sepse edhe faqja e kësaj gazete quhet opinione, duke parë se kah po rrëshqet Kosova e kam bindjen se edhe në këtë kohë vepron misioni rus dhe Kosova është e mbushur me sojin e keq të personazhit të këtij romani, Abedin Lika. Unë jo në mënyrë kronologjike, por i radhis disa ngjarje tmerruese, të cilat kanë ndodhur në Kosovë pas vitit 1999. Së pari po e theksoj se shqiptarët, të cilët jetojnë dhe punojnë në diasporë, kur vijnë në vendlindje për pushime ose vikende në kufi me Serbinë presin nga 7-8 orë, por edhe plaçkiten dhe malltretohen me gra dhe fëmijë edhe pse janë të pajisur me dokumente të rregullta. Mirëpo jo më larg se dy vite me qindra dhe mijëra kosovarë, me gra fëmijë, komplet familje, pa asnjë pengesë, i kaluan 4 shtete dhe dolën në shtetet e zhvilluara perëndimore. Si ndodhi kjo është e pashpjeguar deri më sot, askush nuk e ka diskutuar këtë temë, por të vetmin premtim që mbajti kryeministri i Kosovës ka qenë ai se të gjithë ata do të kthen më të varfër. A nuk është mision rus ku në pikun e ditës rina jonë e paperspektivë e merr rrugën për pa e ditur se ku po shkojnë, por edhe për pa i penguar askush, e të cilët vetëm janë plaçkitur në kufi të Suboticës. A është ky një skenar ruso-serbian për ta zbrazur Kosovën në mënyrë të heshtur, pasi që me luftë nuk ia arriti? A ka këtu ndonjë personazh negativ sikur Abedin Lika në romanin "Misioni rus"? Unë këtë pyetje po e lë të hapur, sepse nuk kam përgjigje.

Të vrarë dhe të përndjekur

Të shtypur dhe të sakatosur, të vrarë dhe të përndjekur e filluam luftën, sepse nuk patëm rrugëdalje tjetër, por edhe për herë të parë e patëm përkrahjen e tërë botës, por edhe gjatë luftës i patëm tri ushtri të ndara, duke e akuzuar njëra-tjetrën për tradhtare. A kishte ushtri nga LPK, LKÇK dhe vija institucionale e quajtur FARKU? Këto tri institucione ushtarake shpesh kanë pasur fërkime në mes vete, por kolosët e quajtur të kombit, duke parë këtë të keqe, u mblodhën në Oslo të Suedisë, në muajin maj 1988, dhe nxorën të ashtuquajtur një rezolutë po e them kushtimisht si të Kuvendit të Kosovës dhe u betuan që nën flamurin e përbashkuar të japin besën dhe t' ia drejtojnë pushkën armikut të përbashkët? Kjo besë nuk u mbajt, filluan etiketimet ndaj njëra-tjetrës, por edhe vrasjet enigmatike të njerëzve më të specializuar për artin luftarak. Gjatë luftës dhe pas luftës u vranë shumë epror, si Ahmet Krasniqi, kurse në luftë Agim Ramadani, Sali Çeku, pas luftës edhe komandant "Drini". Për çudi të zotit, mos ka pasur edhe në këto raste dorë të misionit rus dhe dorë të zezë serbe? Sa për sqarim dhe për mos të më akuzuar dikush dhe po më quan anti UÇK, sepse ky mision është i specializuar për të etiketuar dhe poshtëruar njerëzit profesional. Nuk jam anti UÇK përulem para djemve guximtar, por jo edhe para misionarëve rusë. Por theksoj mund të ketë ndonjë fytyrë e Abdin Likës ose Esat Pashës, kurse ekzekutuesit kanë vepruar në mënyrë të pavetëdijshme, sikur rasti i dëshmitarit të penduar. Sa kohë na duhet për të krijuar një komandant "Drini" dhe një Ahmet Krasniq (mendoj se pak janë 50 vjet)?! Në mediet tona elektronike është parë një reportazh për Ahmet Krasniqin dhe përgatitjen e tij për të hyrë në Kosovë dhe betimin e dhënë si ushtar i UÇK-së, i cili e ka mbajtur besën e Oslos, por Fatos Naniçka iu kërcënua që të tërhiqet nga Shqipëria Veriore. Si e quani ju mercenarë dhe bejlerë luftën e Ahmet Krasniqit, ndoshta sabotim? Vagabondë, shakllabanë dhe profiterë të luftës keni mbetur si qenushët endacakë. RTV-21 ka një emision "Klik", në të cilin janë dy analbythistë, e që njëri flet sikur të ishte në lug të zbrazur të mullirit me ujë, kurse tjetri flet pak si zhagas dhe e kanë shpikur kombin kosovar. Sipas mendimit tim, kjo tezë është pikërisht mision ruso-serb, sepse në këtë mënyrë i plotësohen apetitet Serbisë, sepse vazhdimisht ka punuar në ketë drejtim kosovarët, duke i quajtur "shqiptarë", kurse ata në Shqipëri "Albanci". Pas një kohe do të dalë edhe ndonjë misionar rus dhe do të kërkojë edhe ndonjë komb si Kombi i Luginës së Preshevës, apo Iliridës. Zoti na ruajt prej emisarëve rusë dhe dorës së zezë serbe!

Kosova po rrëshqet drejt katastrofës

Që nga marsi i vitit 1999 në Tiranë është formuar një shërbim i quajtur SHIK, pa pjesëmarrjen e LDK-së, e cila e udhëhoqi shtetin paralel për tetë vjet dhe që asaj i ishin veshur hipotekat e tradhtisë e të ngjashme (dy rreshtat e fundit i mora kope paste nga libri "Dosja B" e Jusuf Buxhovit, vetëm për të qenë korrekt po ia shpjegoj lexuesve). Fillimisht nuk është pranuar që ka pasur shërbim të quajtur SHIK, por më vonë u pa haptas dhe dihet fare mirë se kush e udhëhoqi këtë shërbim. ShIK në bindje të parë duhet të jetë shërbim kombëtar, por edhe pse bëhet pyetje dhe flitet çdo ditë ende nuk dihet se çfarë pune ka kryer, nga është financuar? Shërbimi Informativ Kombëtar shërben për t' i identifikuar vrasjet e para luftës dhe pasluftës, për t' i zbuluar hajnitë dhe tradhtitë. Ende nga ky shërbim nuk kemi ndonjë informatë për vrasjet e pasluftës dhe nuk është zbuluar asnjë keqpërdorim nga ky shërbim. Ka shumë për të thënë për këtë shërbim, por po e mbyll me një pyetje, mos është i inkuadruar në këtë shërbim ndonjë Kazimir Olenko, kurse të tjerët janë argatë të dreqit për pa e ditur se çka janë duke bërë? Për sa e sa shërbime serbe dhe bashkëpunëtorë të Serbisë flitet dhe shkruhet, kurse asgjë nuk zbulohet. Më 13.10.2016 në "Kosova Sot" e lexova një shkrim: "UDBja është ulur këmbëkryq në institucionet tona", të cilin fakt e thotë prof. Riza Smaka: "Lidhja e njerëzve të inkriminuar të UDB-së me politikën mund të jetë marramendëse". Shkrime të tilla kemi plotë e përplot dhe me shkrime të tilla del edhe një shok imi, Fadil Kajtazi, me të cilin shkëmbejmë mendime nganjëherë, edhe mospajtime, ashtu si bisedon shoku me shokun, por askush nuk ka guxim ta marrë në pyetje. Nuk duhet shumë mençuri për ta kuptuar se me të vërtetë sot e gjithë ditën ka emisar rusë në Kosovë, sepse me hapa të mëdhenj Kosova po rrëshqet drejt katastrofës. Këta emisarë serbo-rusë na shpikin dhe trillojnë lloj-lloj rasti, si trenin, murin, demarkacionin, kurse për arsim, kulturë dhe ekonomi, nuk kanë kohë të merren. Si mund ta dijë një i ashtuquajtur analist se muri te ura e Ibrit do të shembët, por do të ndërtohet një më i madh? Kjo si po duket po bëhet realitet. A mund të arsyetohen përfaqësuesit e dorës së zezë për vrasjen e Astrit Deharit në dorë të shtetit? Nuk po mund dhe nuk do të munden kurrë. Unë kam kontakte me mjekë eminentë, profesorë të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët në bisedë shumë qartë dhe bindshëm ma e kanë thënë se njeri merr frymë me gojë dhe hundë, e të cilin fakt e dinë edhe nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore. Si ka mundësi njeriu me një dorë ta mbajë një shishe në gojë, kurse me një dorë ta mbyllë hundën? Këtë mund ta thotë vetëm ish- kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, i cili për këtë krim u gradua në prokuror special. Ky prokuror special e ka edhe një rast të ngjashëm si të Deharit në Gjilan para 5 ose më tepër viteve, por rasti është fshehur së bashku me një koleg të tij në Gjilan, për të cilin rast së shpejti do të njoftohen qytetarët. Pas disa vite të vdekjes misterioze të Dino Asanajt del një mjek patolog, i quajtur Arsim Gërxhaliu, dhe e monton një shpifje me të cilën as fëmijët 5-vjeçar nuk mund t' i bindë. Sipas tij, Dino i ndjerë paska tentuar të bëjë tatuazh me një thikë kuzhine, por i paska shpëtuar dora dhe një thikë paska qenë fatale për të. Po kujt po i tregon përralla fantastike o doktor, ku ishe që disa vite që nuk e njoftove publikun në këtë mënyrë? Shtrohet pyetja mos ka edhe ndonjë dorë të zezë në QKUK? Për romane fantastike kush dëshiron të lexojë janë romanet e Zhyl Vernit dhe nuk kemi nevojë për deklarata bajate të Arsim Gërxhaliut dhe Sylë pafytyrësisë. Atëherë kur Rankoviçi bënte kërdi në Kosovë një doktor nuk e nënshkroi procesin e vdekjes së Fazli Graiçevcit, se gjoja ka bërë vetëvrasje, e në realitet ishte mbytur me torturë dhe më duket se ai ka qenë dr. Ali Sokoli. Me shekuj të tërë populli shqiptar ka bërë vetëm luftë çlirimtare, vetëm për t' i mbrojtur trojet e veta dhe kurrë nuk kemi qenë agresorë dhe ndoshta jo pse jemi engjëj, por nuk kemi pasur forcë për të bërë luftë pushtuese dhe me vite dhe shekuj trojet etnike shqiptare janë rrudhur. Mirëpo, pse janë kjo këmbëngulje dhe ky vullnet ka kaq i madh për të falur tokë shtetit fqinje Malit të Zi? Është një sekret tejet i madh, i cili ndoshta do të zbulohet kur këta argatë të sllavo-ortodoksizmit do të jenë në ferr në atë botë. Nuk e kam lexuar Monografinë e Kosovës nga ASHK, por deputeti Ismail Kurteshi i bëri pyetje kryeakademikut se cila është e vërteta, ajo që shkruan në këtë Monografi, e ku janë të theksuara shumë mirë se me cilat fshatra kufizohet Kosova, apo atë që po thotë tash. Duhet përsëritur pyetjen tmerruese "A mos është ulur UDB këmbëkryq edhe në ASHK"? A mund të kuptohet një deputet i LDK-së, i cli ka qenë edhe komandant i njëfarë njësie speciale në kohë të ish-Jugosllavisë, i cili thotë se unë e di që nuk është kufiri aty, ku po thotë komisioni, por do ta votoj.

Drejtësia jonë është në "nivel"

Duke parë se kanë mbetur nën hije disa ish-politi(kuaj), na dolën me disa deklarata, duke menduar se do të thonë diçka si dhëndëri te vjehrra ose gjyshja si i themi ne gjilanasit. Një ishministër i Arsimit me aq fodullëk, duke menduar se ka bërë trimëri, deklaron se në Rambuje paska shkuar i armatosur, kurse këtë nuk e paska ditur Rugova. Po sipas mendjes së tij ajo pistoleta e tij e paska frikuar Evropën dhe është arritur marrëveshja për Kosovën. Nuk e di pse këtij nuk ia paskan marrë revolen, kurse ish-shefit të UÇK-së ia kishin pas marrë alltinë, por nuk e kishte ditur anglishten dhe e kishte lutur Veton Surroin që t'i thotë misionarëve evropianë për t'ia kthyer atë allti. Një havllagji tjetër na doli dhe tha se një herë i kemi pajtuar gjaqet, pastaj e kemi filluar luftën. Kjo është një tentim për ta mashtruar opinion, sepse ky debil fund e krye nuk është parë askund në pajtim të gjaqeve, nuk shitet kjo rrenë, sepse kur të del rrushi shalqiri nuk shitet. Drejtësia jonë është në "nivel", një akademik dhe ishkryeparlamentar dënohet për një palë dhëmbë sa dy ish-ministra të kulturës, njëri i biri i Islam Haraqisë, i cili i kishte keqpërdor 200 mijë euro, të cilit i kishte lënë babai shumë pasuri. Emisarët rusë nuk i lexojnë raportet e BE-së se në çfarë gjendje janë krimi dhe korrupsioni, por me mish e shpirt angazhon për të falë tokë vetëm për ta shpëtuar prapanicën e vetë. Kryeprokurorit të shtetit i kanë treguar misionarët rusë se ne e kemi shkatërruar një ish-Jugosllavi, kurse Lumezi është kafshatë e vogël për UDB-në e ulur këmbëkryq në institucionet tona. Për luftim të korrupsionit po na flet një prokuror i quajtur Shqip e do e kërkund hiq, i cili e kishte bërë fet Kosovën, sepse paska konfiskuar pasur të paligjshme 500 mijë euro apo 5 milionë. Sa çmimin e lirë e paska Kosova, për këtë çmim e kisha blerë unë, sepse e kisha shitur më shtrenjtë, por nuk e kam ditur dhe nuk kam lidhje me UDBnë. Për misionarët rusë si Mulla Adnani ose Zefë Kristi nuk po flas shumë, sepse Kosova është mbushur me Kazimir Olenko e të cilët rëndë e kanë dëmtuar besimin Islam. BI e Kosovës duhet të bëjë diferencim nga kjo dorë e zezë dhe të bashkëpunojë me shtetin dhe t'i tregojë vendin ku e kanë. Për këtë gjendje të rëndë në Kosovë brengosen miqtë më zëmëdhenjtë të Kosovës, si Wiliam Voker, ish- administratori Petersen, ushtaraku anglez Harrison, kurse Qeveria jonë krenohet me punën që po e bën, krenohet me njësh në arsim, njësh në shëndetësi, zero në drejtësi, sepse ujët fle, kurse hasmi (UDB) nuk fle. Ushtaraku britanik haptas e tha se po t'i kishim pasur 60 mijë veteranë të luftës do të kishim pirë kafe ne Beograd, por misionarëve rusë u duhet ky numër fals, sepse i duhen votat dhe fare nuk e çajnë kokën pse 56 veteranë kanë bërë vetëvrasje nga skamja dhe mjerimi. Ky mision rus e ka sjell gjendjen deri aty sa që Rifat Jasharit ia kanë mërzitur jetën dhe shpreh dëshirën më mirë të ishte në varrë se çka është duke parë në Kosovë. Gjithashtu edhe Wiliam Vokeri shpreh vullnetin të vdesë derisa ta shohë Kosovën ashti siç dëshiron ai. Qysh më 1920 politikani dhe poeti Fan Noli në poezinë "Krishti me Kamxhikun" ka thënë: "Çdo i shenjtë ideal, çdo shtëpi Perëndie Ishte bërë dyqan dhe pazar tregtie: Kush fitonte më tepër, ai ishte usta, Dhe kush nuk plaçkiste ishte krejt budalla". Në këtë gjendje jemi sot, nuk ka institucion të arsimit, të shëndetësisë, drejtë- sisë, që sarafët e ustallarët pa pashpirt dhe pa besë na sollën. Na sollën në këtë gjendje dhe ia bën varrin Kosovës dhe e sollën Gjykatën Speciale, së cilës unë i dëshiroj mirëseardhje nëse nuk bëhet gjykatë politike. Populli e thotë se qeni i keq e bie ujkun në torishtë dhe kjo është bërë fakt, sepse qenushët e këqij e sollën ujkun në torishtë dhe tash do të mbesin pa delet e vjedhura.

(Kosova Sot)