Marine Le Pen ka gjasa më të mëdha sesa që mund të mendohet

Marine Le Pen ka gjasa më të mëdha sesa që mund të mendohet
  • 21 March 2017 - 09:09

Shkruan: Sudhir Hazareesingh

Fatet e këqija të zotërinjve Fillon dhe Macron.

Me një të djathtë të kastruar, një qendër me të meta dhe me një të majtë të përçarë, përfituesja e vetme ka qenë Marine Le Pen, derisa partia e saj e ekstremit të djathtë, Fronti Nacional, është trashëgimtare e traditës Poujadiste.

Karakteristika më e veçantë e kampanjës për zgjedhjet presidenciale në Francë deri më tani, ka qenë sfida dramatike që i është bërë establishmentit francez. Ish-liderët konservatorë, Nicolas Sarkozy dhe Alain Juppé, humbën bindshëm në zgjedhjet primare republikane, derisa lideri jo i popullarizuar François Hollande u detyrua që të tërhiqej nga gara. Kjo është hera e parë që presidenti aktual qe aq i dobët, saqë nuk mundi të garonte për një mandat të dytë. Sa për ta kompletuar këtë pasqyrë, kryeministri Manuel Valls u përjashtua në zgjedhjet primare nga lideri më radikal, Benoît Hamon.

Brishtësia e madhe të Macronit Turbulenca tanimë është bërë tipari kryesor i kësaj kampanje. Kandidati i republikanëve, François Fillon, i cili në fund të vitit 2016 dukej sikur do ta korrte një fitore të lehtë, është përfshirë në një skandal, pasi që gazeta satirike "Le Canard Enchaîné" zbuloi sesi ai, gjoja, derisa nuk merrte pjesë në punimet e parlamentit, ishte marrë me punë që i kishin sjellë përfitime familjare, për një periudhë më të gjatë se dy dekada. Edhe pse ai u mbijetoi këtyre akuzave dhe ofroi një kërkim falje të ngathët, skandali në fjalë ka dëmtuar pozicionin e tij në zgjedhje. Kjo aferë po ashtu nxori në pah edhe brishtësinë e kampanjës së tij. Përkundër insistimit se prezanton "ndryshimin fundamental". Z. Fillon fundja ishte kryeministër i Sarkozy-t për pesë vjet. Përfituesi i menjëhershëm i këtyre fatkeqësive të z. Fillon, ishte Emmanuel Macron, ish ministër i ekonomisë, i cili është duke garuar si centrist i pavarur. Apeli i Macronit qëndron te energjia e tij rinore, inteligjenca, pamja kozmopolite dhe besimi i tij se francezët janë të lodhur nga debatet midis të majtës dhe të djathtës. Por, edhe Macron tani është përfshirë në kontroversa: përshkrimi që ai ia ka bërë epokës koloniale franceze në Algjeri, si 'krim kundër njerëzimit', ka shkaktuar zemërim në mesin e konservatorëve. Interesante për faktin se paraqet masë të paaftësisë gjithnjë e më të madhe të elitës franceze, për ta zgjidhur trashëgiminë kolonialiste të Francës, kjo mosmarrëveshje vë në pah edhe brishtësinë e madhe të Macronit: ndjeshmërinë e tij që të sulmojë sapo ofron deklarata specifike.

Bindja e gabuar Si i diplomuar nga "EÉcole Nationale d'Administration", qendër e elitës franceze, ish-bankieri dhe këshilltari i afërt i presidentit nuk është aspak bindës derisa flet për ripërtëritje. Fatet e këqija të zotërinjve Fillon dhe Macron duhet ta kenë ofruar një mundësi të përkryer për dy kandidatët kryesorë të së majtës, Hamon dhe Jean-Luc Melenchon, ku që të dy këta manifestojnë një formë progresive të populizmit. Programet e tyre janë të ngjashme në shumë fusha, sidomos për krijimin e "Republikës së gjashtë", si dhe taksat më të larta për të pasurit. Këto konvergjenca mund ta kenë ofruar bazën për një platformë të përbashkët, duke e vënë në lëvizje krahun e majtë, i cili ka qenë në një gjendje katatonie gjatë presidencës Hollande. Por, duket se negociatat midis tyre kanë dështuar, ku Melenchon ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta ndalë një vakinë varrimi". Me një të djathtë të kastruar, një qendër me të meta dhe me një të majtë të përçarë, përfituesja e vetme ka qenë Marine Le Pen, derisa partia e saj e ekstremit të djathtë, Fronti Nacional, është trashëgimtare e traditës Poujadiste. Ajo tani në mënyrë të qartë kryeson, deri më tani, mbizotëronte bindja se ajo do të humbë gjatë raundit të dytë. Por, nga dita në ditë, dallimi në vlerësimet e saj po vjen duke u rritur. Deri më tani mbizotëronte bindja se Franca nuk do të lejonte ta kishte për president një pjesëtar të Frontit nacional, por ky pretendim nuk është i qëndrueshëm. Nëse elitat franceze të politikës nuk merren vesh së bashku rreth veprimit, atëherë së shpejti një Poujadiste, mbështetëse e "Frexit"-it dhe admiruese e Donald Trump-it, do të kandidojë vetë për postin në Pallatin Elysée në maj. 

(Autorja është ligjëruese e politikës në Kolegjin "Balliol")

(Kosova Sot)