Si Bill Clinton dhe George W. Bush kapërcyen politikat e tyre dhe u bënë miqtë më të mirë?

Si Bill Clinton dhe George W. Bush kapërcyen politikat e tyre dhe u bënë miqtë më të mirë?
  • 19 July 2017 - 09:30

Shkruan: Avi Selk

Në librarinë e tij presidenciale në Dallas, të enjten, George W. Bush ishte ulur për një orë me pasardhësin e tij Bill Clinton, dhe kanë tentuar të përçojnë thellësinë e miqësisë së tyre. Bush e kishte quajtur Clinton-in modest dhe të respektueshëm. Ai ka shkuar edhe më tej. Ish- presidentin ai e ka quajtur "vëlla nga një nënë tjetër" - që nuk është hera e parë që e ka përdorur këtë term që ia hoqi nga fronti babanë e tij, presidentin George H.W. Bush, nga Zyra Ovale. Si masë reciproke, Clinton kishte pozuar në librarinë midis dy statujave të mëdha të Bush-it dhe babit të tij, me stilin "peeka-boo", sikurse të ishte foshnja e familjes së tyre harmonike. Ishte popullore, që fotoja e presidentit të 42-të amerikan ishte midis statujave të presidentit të 41-të dhe 43-të. Kishin folur jo vetëm për sekuencat e presidencave të tyre si dhe për qëndrueshmërinë e miqësisë së tyre, e cila është publikuar kaq mirë saqë mund të mos harroni se dikur ishte e paimagjinueshme. "Unë kam qenë guvernator i Teksasit. Babai im ishte president! Unë kisha një ekip bejsbolli". Presidenti Clinton një dhome të dhuruesve u kishte thënë në verën e vitit 2000, duke lënë mbresa te Bush-i derisa ai ishte në fushatë për presidencën. Clinton-i, natyrisht, e kishte Shtëpinë e Bardhë gjatë asaj kohe - dhe kishte shkuar aq larg me talljen e tij sa për të adoptuar tingujt e Republikanëve nga Teksasi, sipas librit "The Presidents Club" nga Nancy Gibbs dhe Michael Duffy. Bush-i i vjetër i ishte përgjigjur goditjes në vend të djalit të tij: "Nëse ai vazhdon kështu, atëherë do t'i them popullit se çfarë mendoj për të si qenie njerëzore dhe si person", George H.W. Bush ka thënë për "CNN". Ne vetëm mund ta imagjinojmë atë se çfarë do të thoshte. Armiqësia BushClinton ishte gjë shumë e përgjithshme në këto ditë. Ka datuar nga viti i hidhur dhe gara e 1992-s në të cilën Clinton e ka larguar nga ulësja Bush-in e vjetër - që e kishte quajtur "të marrë" dhe kishte thënë se Bush kishte lidhje me sovjetikët - dhe ka vazhduar përmes skandaleve të seksit në presidencën e Clinton-it, derisa Bush-i i ri veten e tij e kishte quajtur si kundërhelmi. "The Presidents Club" kujton kohën e Bush-it të ri kur dikush kishte mbajtur një fjalim në librarinë presidenciale të babait, me Clinton-in në audiencë, dhe kishte cekur se babai i tij "është larguar nga zyra me integritet". Në vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë, Bush nuk kishte tentuar të fshehë përçmimin e tij, Clinton do t'ju thoshte gazetarëve, sipas librit. "Ai kurrë nuk ma ka falur se ia kam mposhtur babanë", ka thënë ai.

"Tani je më mirë"

Rivendosja armiqësore ka filluar vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të vitit 2000, sipas "The Presidents Club" - kur presidenti i zgjedhur Bush kishte fluturuar në Uashington dhe kishte drekuar bashkë me Clinton-in, për 90 minuta. Në cep të marrjes së kthimit të Shtëpisë së Bardhë për familjen e tij, Bush kishte zgjedhur të jetë modest. "Me gjithë respektin" ai i kishte thënë Clinton-it, "nuk je edhe aq orator i mirë. Tani je më mirë". Clinton ishte një orator i mirë me publikun, derisa Bush ishte i shkathët. Dhe ja ku ishte, duke kërkuar këshilla nga rivali i tij. Si një shfaqje për besim të mirë, ka funksionuar. "Bush vërtet lidhet mirë". Clinton u kishte thënë miqve pas vizitës, Gibbs dhe Duffy shkruajnë në "The Presidents Club". Ata do të vazhdojnë të lidhen përmes termit të parë të Bush-it, duke ndarë ndërveprimet miqësore në ngjarjet publike, me raportet e thirrjeve telefonike prapa skenave. "Vitet kanë bërë shumë për të qartësuar forcën e këtij njeriu", ka thënë Bush për pasardhësin e tij, kur ishte zbuluar portreti zyrtar i Clinton-it në vitin 2004. "Ai e ka mbushur këtë shtëpi me energji dhe lumturi. Ai është një njeri entuziast dhe i ngrohtë". Më pas, ishte radha e Clinton-it për ta lavdëruar palën tjetër: "Z. President, kam ndjenja të përziera kur kam ardhur sot këtu", ka thënë ai. "Dhe, të gjitha janë konfirmuar dhe këto gjëra të mira dhe të këndshme që i keni thënë. Më keni bërë të ndihem thuajse isha një hap në histori". Të dy burrat tashmë kishin arritur një rrugë të gjatë nga ngacmimet e fshehura dhe tallje të hapur, por ata ende nuk ishin bërë dy të famshmit e shekullit të 21-të, që mbanin duart dhe rrihnin krahët njëri-tjetrit. 

Kënaqësitë e vogla dhe fatkeqësitë e mëdha

Do të nevojitej një vepër e Zotit - ose dy, apo tri - që Bush dhe Clinton në fakt që të bëheshin miq. E para ishte cunami në oqeanin indian në javën finale të mandatit të parë të Bush-it. Ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe e la administratën duke u përpjekur të kuptonte se si të ndihmonte koordinimin e një përpjekje masive të ndihmës. Disa ditë më pas, "The Presidents Club" rikujton, Bush kishte thirr babanë e tij dhe Clinton-in në "West Wing" dhe ju kishte dhënë një mision: Shkoni në Azi, pyeteni vendorët cila është mënyra më e mirë për t'i ndihmuar, më pas ejani në shtëpi dhe mblidhni fonde. Nëse ka pasur ndonjë pakënaqësi të vazhdueshme gjatë garës së vitit 1992, duket se u zhduk gjatë udhë- timit të gjatë me aeroplan të Bushit dhe Clintonit dhe një turne katërditore në një zonë fatkeqësish. Clinton më vonë përvojën për të punuar me Bush-in e vjetër e kishte përshkruar si një mundësi, si "një nga dhuratat më të mëdha të jetës time", shkruhet në libër. "Kur ata ishin kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dyshja ishte shndërruar në lajm". Clinton dhe Bush Sr.kanë luajtur bashkë golf për bamirësi. Kishin biseduar në telefon pas operacionit të Clinton-it. Dhe, miqësinë e tyre e kishin përsëritur kur uragani "Katrina" ka goditur NjuOrlinsin. "Ata ishin shumë të afërt deri në vitin 2006", shkruajnë Gibbs dhe Duffy, saqë as Bush Sr. kishte kallur në Nju- Jork dhe krejt në mënyrë spontane kishte urdhëruar eskortën e tij që të kthehej me fjalët: "Do ta vizitoj Bill-in sot". Clinton nuk ishte në qytet atëkohë, kujton libdri. Kështu Bush Sr. Hyri në zyrën e tij, vendosi këmbët në deskun e Clinton-it dhe i kishte telefonuar: "Hej Bill, paske zyrë të mirë … ku je tani"? George H.W. Bush ishte në mesin e tetëdhjetave deri në vitin 2010, kur një termet shkatërrues preku Haitin. Ai ishte tepër i vjetër edhe për një udhëtim, sipas "The Presidents Club", kështu ka sugjeruar djalin e tij si mikun në udhë- tim të Clinton-it. Dy burrat ishin paksa të turpshëm në fillim të partneritetit, shkruajnë autorët; Bush-i i vjetër u desh të pyeste Presidentin Barack Obama që ta ftonte në mënyrë formale për t'iu bërë ashkë në udhëtim. Por ata shkuan në Haiti,dhe ndihmuan në grumbullimin e dhjetëra miliona dollarëve. "Bush kishte dërguar Clintonit gjëra ushqimore nga Teksasi; Clinton pëlqente të dërgonte libra dhe muzikë", sipas autorëve. E zonja e shtëpisë Barbara Bush, që Clinton nuk e pëlqente po aq sa djalin e saj, sipas librit, tani telefonon Clinton-in "vëllain e katërt", kishte thënë Bush në një intervistë në vitin 2010. E bija e Bush-it Jenna Bush e quante Clintonin "Axha Bill"

"Të dua"

Të enjten e kaluar nuk ishte vizita e parë e zhurmshme e Clinton-it në librarinë presidenciale të Bush-it. Herën e fundit, dy burrat kishin ngjeshur karriget si miq të vjetër pas darkës, me gjasë për të biseduar dhe për të qeshur. "Presidential bromance" ishte emërtimi i tyre atëherë nga "CBS News". Ndoshta. "Të dua", Clinton i kishte thënë Bush-it të vjetër në vitin 2011 në ceremoninë e nderimit të burrit që dikur e kishte mposhtur presidentin. "Ky njeri të cilin gjithmonë do ta pëlqej dhe ta respektoj, më pas shkon kundër fushatës së dhimbshme, në një mënyrë erdha te dashuria" shpjegon Clinton. "Më pas e kuptoj sa shumë energji kemi humbur duke luftuar kudër njëri-tjetrit për gjërat që nuk kanë rëndësi". Clinton po shikonte, duke qëndruar bashkë me familjen e një ish- presidentit tjetër, Jimmy Carter. Më pas Bush thërret: "Bill! Bill"! kështu Clinton mori vendin e tij në foto - pranë shpinës së tij, me nipat.

(Avi Selk është nomad amerikano-kanadez. Ai ka raportuar për "Dallas Morning News" nga viti 2009 deri në dhjetor 2016) 

(Kosova Sot)