Kosova anëtare e KiE në muajin maj të këtij viti, fitore e madhe për progresin e arritur

Kosova anëtare e KiE në muajin maj të këtij viti, fitore e madhe për progresin e arritur
Kosova anëtare e KiE në muajin maj të këtij viti, fitore e madhe për progresin e arritur

Gani Qarri

  • 26 March 2024 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Duke qenë se Kosova ka zbatuar vendimin për pronën e manastirit ortodoks të Deçanit, raportuesja e Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare, dhe ish-ministre e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis, ka rekomanduar anëtarësimin dhe ka përcaktuar kushtet pas anëtarësimit. Dhe më e rëndësishmja është se Kosova duket që do të ketë mbështetje të fortë nga Asambleja Parlamentare dhe më pas, vendet anëtare, në muajin-maj ta pranojnë Kosovën në Këshillin e Evropës.

-Gëzon shumë fakti se pas punës së mirë për rivendosjen e rendit e të ligjit, luftimin e vendosur të korrupsionit e krimit të organizuar dhe shtrirjen e shtetësisë dhe paqëtimit të plotë të veriut të vendit tonë, pas më tepër se dy dekadash në liri, Kosovën po e përcjellë një fat i jashtëzakonshëm, duke filluar me lajmin e shumëpritur për ngritjen e nivelit të përfaqësimit të Kosovës në aleancën veri-atlantike të NATO-së dhe propozimin për anëtarësimit të saj në KE. Kështu që pas gëzimit për shpërblimin e Republikës së Kosovës, me kalimin, nga 24 marsi 2024, në statutin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, si dhe ngritjes së nivelit të përfaqësimit të vendit tonë në Asamblenë e aleancës veri-atlantike, së shpejti qytetarët e Kosovës, me rekomandimin e raportueses Dora Bakoyannis, do ti gëzohen votimit pozitiv, të propozimit të saj, në një mbledhje të jashtëzakonshme të klubit të demokracive evropiane, të thirrur “jashtë të gjitha procedurave, për pranimin e Republikës së Kosovës edhe në Këshillin e Evropës! Vendimi i Qeverisë së Kosovës me të cilin i dha përgjigje pozitive aktit juridik të Gjykatës Kushtetuese rreth pronave për manastirin e Deçanit, ka zgjuar përkrahje të madhe politike e diplomatike në mbarë bashkimin evropian, edhe për anëtarësimin e Kosovës në KE, votimi i të cilit pritet të jetë vendimtar për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Vetë kryetarja e delegacionit të përhershëm të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bilana Pantiq-Pila, ka deklaruar për mediet serbe se raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, ka rekomanduar që Kosova të pranohet në këtë organizatë dhe për raportin e saj, do të votohet më 27 mars në seancën e jashtëzakonshme të Komitetit Politik.

Dora Bakoyanis, pavarësisht qëndrimit të saj nga dy javë më parë, ka dhënë rekomandimin dhe shfaqur dëshirën që pas regjistrimit të tokës në emër të manastirit të Deçanit, Kosova ta kaloj këtë procedurë, citohet të ketë thënë Pantiq-Pila, për mediet në Serbi. Kurse për rekomandimin e Bakoyannis-it do të votohet më 27 mars në Komisionin Politik, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku Bakoyannis paraqet mendimin e saj, votohet dhe pastaj shkon në plenumin e prillit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Evropian. Të njëjtin informacion ka ndarë edhe Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, duke thënë në rrjetin social “X” se raportuesja Dora Bakoyannis në raportin e saj ka rekomanduar pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka shtuar se Kosova si demokracia e fundit në kontinent, e cila nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, në maj pritet të bëhet anëtare e klubit të demokracive evropiane, që në prill të këtij viti mbush 75 vjet.

“Raporti i ish-ministres së jashtme të Greqisë Dora Bakoyannis: 17. Prandaj, Kuvendi rekomandon Komitetit të Ministrave: 17.1. Të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me emrin “Kosova”; 17. T’i caktohen 3 vende”, ka shkruar Knaus. Duke qenë se Kosova ka zbatuar vendimin për pronën e manastirit ortodoks të Deçanit, raportuesja e Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare, dhe ish-ministre e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis, ka rekomanduar anëtarësimin dhe ka përcaktuar kushtet pas anëtarësimit. Dhe më e rëndësishmja është se Kosova duket që do të ketë mbështetje të fortë nga Asambleja Parlamentare dhe më pas, vendet anëtare, në muajin-maj ta pranojnë Kosovën në Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës edhe zyrtarisht e ka konfirmuar se më 27 mars, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare, në rend dite do të jetë raporti për Kosovën, kandidatura e të cilës, për anëtarësim në Këshillin e Evropës është pranuar në seancën e 24 prillit të vitit të kaluar, kurse konfirmimi se kandidatura e Kosovës do të jetë në agjendë në fund të marsit, se kjo është një gjë mjaft e mirë për Ballkanin, për Evropën, dhe për KiE, pra një situatë ku të gjithë fitojnë!”. ka shkruar Knaus Në atë kohë, kandidaturën e Kosovës e përkrahën 33 nga gjithsej 46 shtete anëtare të KE-së.

Shtatë vende ishin kundër, pesë abstenuan, ndërsa vetëm një nuk votoi, ndaj pranimi i Kosovës në KiE, pas liberalizimit të vizave, do të ishte edhe një fitore tjetër e madhe për vendin tonë, qytetarët, Qeverinë dhe mbi të gjitha për shtetin e Republikës së Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në KiE, shënon një tjetër të arritur të jashtëzakonshme në një periudhë po ashtu rekorde dhe jashtëzakonisht të shkurtër, që obligon edhe më tepër Qeverinë për forcimin e sistemit të drejtësisë, reformimin dhe dekriminalizimin e plotë të saj, si dhe shtrirjen e sundimit të ligjit dhe barazinë për të gjithë qytetarët, respektimin në plotëni të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe vazhdimin pa kompromis të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".