Evropa e bashkuar dhe mobilizuar kundër provokimit të një vatre lufte në rajonin e Ballkanit me skenarin ruso-serb

Evropa e bashkuar dhe mobilizuar kundër provokimit të një vatre lufte në rajonin e Ballkanit me skenarin ruso-serb
Evropa e bashkuar dhe mobilizuar kundër provokimit të një vatre lufte në rajonin e Ballkanit me skenarin ruso-serb

Gani Qarri

  • 27 March 2024 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja po e mbështet bashkëpunimin ushtarak rajonal duke përmendur konkretisht Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, derisa ka theksuar se Evropa është në rrezik nga një konflikt që mundë të shpërthen me celulë mu në këtë rajon.

- Sipas ekspertëve operacioni mund të fillojë në rajonin e Mitrovicës, ku forcat speciale serbe do të veprojnë së bashku me grupet e armatosura kriminale, të kontrolluara nga bandat terroriste serbe dhe ruse, e për aq më tepër, aty thuhet se disa pjesë të operacionit janë planifikuar në vitet 2021-2023, gjatë sulmeve të mëparshme në Mitrovicë, sikur që ishte edhe sulmi i 24 shtatorit të vitit të kaluar. Kurse prania e ushtrisë serbe që është shtuar në kufirin me Kosovën, vetëm sa i konfirmon raportet mbi punën përgatitore për operacionin në fjalë dhe këto raporte sugjerojnë se Rusia, tanimë mund të ketë sjellë një grup të inteligjencës ushtarake në Beograd që vepron në bashkëpunim me presidentin Vuçiq dhe Shefin e Inteligjencës Serbe Vulin’, për t'u konsultuar dhe koordinuar me serbët, mbi sulmin e mundshëm.

Andaj BE është duke e marr mjaft seriozisht rrezikun e provokimit dhe të shpërthimit të një vatre të re konflikti për luftë në rajonin e Ballkanit, duke paralajmëruar edhe një plan preventiv për të bashkëpunuar dhe parandaluar një vatër të re krize dhe konflikti në këtë rajon, që mundë të vjen si pasojë e ndikimit të Rusisë përmes lidhjeve tradicionale që ajo ka me Serbinë. Sipas Borrellit, shumë veprime janë bërë për të shtuar sigurinë evropiane, ndaj dhe në Ballkanin Perëndimor, ne po mbështesim bashkëpunimin ushtarak rajonal, si dhe Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, siç po mbështesim gjithashtu Moldavinë dhe Gjeorgjinë në fqinjësinë lindore dhe Jordaninë e Libanin në fqinjësinë jugore”, ka shkruar ai në faqen zyrtare të BE-së. Madje situata aktuale gjeopolitike sipas zyrtarit të Bashkimit Evropian, po e vë Evropën në rrezik, duke përmendur “luftën hibride të karakterizuar nga sulmet kibernetike”, për çka ne deri më tani i kemi përdorur mese 6.1 miliardë euro për të nxitur mbështetjen për Ukrainën nga vendet anëtare të BE-së dhe me to, BE-ja ka dorëzuar në total 31 miliardë euro pajisje ushtarake në Ukrainë që nga fillimi i luftës atje, shifër kjo që po vazhdon të rritet çdo ditë.

Ndër veprimet e tjera, deri në këtë verë do t’i kemi trajnuar 60.000 ushtarë ukrainas, i kemi dhuruar Ukrainës 500.000 predha artilerie dhe deri në fund të vitit do të jenë mbi 1 milion sosh”, ka thënë Borrell. Kurse në një raport të sapo publikuar, ekspertët ndërkombëtar në Robert Lasing Institute kanë paralajmëruar se Rusia do të mundë të niste një kryengritje të armatosur në Serbi, për të nxitur Beogradin të sulmojë Kosovën, rrezik ky që duket shumë real pasi që me rizgjedhjen e Putinit, kreu i Këshillit të Sigurimit Nikolai Patrushev është ende në krye të operacionit. Kurse sipas raportit nga ky institute, prania e ushtrisë serbe që është shtuar në kufirin me Kosovën, vetëm sa i konfirmon raportet mbi punën përgatitore për operacionin në fjalë dhe këto raporte sugjerojnë se Rusia mund të ketë sjellë një grup të inteligjencës ushtarake në Beograd dhe vepron në bashkëpunim me presidentin Vuçiq dhe Shefin e Inteligjencës Serbe Vulin’ thuhet aty, për t'u konsultuar dhe koordinuar me serbët, mbi sulmin e mundshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".