Vetëm anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE ia shuan përgjithmonë ëndrrat dhe iluzionet Serbisë

Vetëm anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE ia shuan përgjithmonë ëndrrat dhe iluzionet  Serbisë
Vetëm anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE ia shuan përgjithmonë ëndrrat dhe iluzionet  Serbisë

Gjon Keka

  • 27 March 2024 - 08:58

Nga: Gjon Keka

Ka vite e vite që rrota e dialogut Kosovë – Serbi sillet në të njëjtin rreth vicioz, kjo stërzgjatje e dialogut jo vetëm se dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj, por i dëmton të gjithë vendet në rajon ,sepse asnjë vend sado i gatshëm të jetë të integrohet në familjen europiane nëse njëri nga fqinjtë është problematik atëherë i gjithë rajoni mbetet peng i atij problematikut.

Kosova që nga çlirimi dhe pavarësia ka bërë hapa të dukshëm, por ende ka punë për të bërë në shumë fusha, sidoms në fushën e sundimit të rendit dhe të ligjit, të mirëqenjes dhe standardizmit të kushteve jetësore sikur në vendet e civilizuar europiane, për të arritë kështu inegrimin e saj në BE dhe anëtarësimin në NATO.

Nëse marrim dhe e shikojmë tani Kosova është më afër se kurrë anëtarësimit në NATO dhe në të ardhmen e afërt edhe në BE dhe institucionet tjera ndërkombëtare dhe europiane. Duke ditur se ka patur vende që janë pranuar më parë në Bashkimin Europian pa i plotësuar pothuajse të gjitha standardet, rasti i Kosovës dhe rajonit të Europës Juglindore do të duhet të kishte një trajtim më të veçant dhe më të përshpejtuar në rrugën e integrimit në institucionet euroatlantike. Tani në këtë kaos të gjeopolitikës botërore dhe të përpjekjeve për t’i ndarë sferat e interesit supërfuqitë botërore ,do të ishte shumë e mençur sikur i gjithë rajoni i Europës Juglindore të ndihmohet me të gjitha mjetet dhe fuqinë që të bëhet pjesë sa më parë e NATO-s ,dhe e BE.

Një hap i kudesshëm dhe përshpejtues në këtë drejtim do ta bënte Europën më të fortë dhe më të sigurtë dhe do të zgjidhte probleme të mëdha sikur kanë mbetur nga e kaluara, sepse me antërësimin e tyre, e sidomos të Kosovës në NATO dhe në BE, do të hiqeshin nga rendi i ditës kërcënimet nga serbia që po vijnë çdo ditë Kosovës, dhe në të njëjtën kohë Kosova do të ishte pjesë e përbashkët e NATO/KFOR,e ruajtjes së paqes dhe sigurisë e mjedisit të sigurtë brenda saj,Me anëtarësimin e Kosovës në NATO ,garancia dhe siguria rritet më tepër dhe apetitet e fqinjëve problematik do të shuheshin ,sepse Serbia nuk do të kishte më shpresa dhe iluzione për ta gllabëruar Kosovën ,ngase një Kosovë në NATO dhe BE do të thotë një zgjidhje e një problemi të madhë në këtë mjedis europian, madje edhe Kontinenti do të ishte më i plotësuar me Kosovën brenda saj.

Koha që ndërkombëtarët sëbashku me institucionet dhe udhëheqësit e saj në Kosovë të punojnë ngushtë që ta përgatisin një plan afatshkurtër në anëtarësimin në NATO dhe në BE. Vetëm me anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE, Serbia do të mbetej para faktit të kryer, dhe nuk do të kishte më asnjë mundësi të kërcënonte dhe t’i shtoheshin apetitet ndaj Kosovës ,me një fjalë ëndërra dhe iluzionet e saj do të shuheshin përgjithmonë.

Tani është rasti shumë i volitshëm që jo vetëm Kosova ,por i gjithë rajoni i Europës Juglindore të bëhet pjesë e institucioneve euroatlantike,prandaj duhet shfyrtëzuar të gjithë si udhëheqësit e rajonit ashtu edhe udhëheqësit ndërkombëtar dhe europian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".