Vota unanime për anëtarësimin e Kosovës në KE, njohja e pavarësisë nga të gjitha shtetet e BE -së

Vota unanime për anëtarësimin e Kosovës në KE, njohja e pavarësisë nga të gjitha shtetet e BE -së
Vota unanime për anëtarësimin e Kosovës në KE, njohja e pavarësisë nga të gjitha shtetet e BE -së

Gani Qarri

  • 28 March 2024 - 19:11

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Jehona dhe imazhi më i mirë që është krijuar ndonjëherë, si ai i datës 27 mars 2024, në Kosovë, është momenti më i rëndësishëm në vitet e pas pavarësisë, për shtetin tonë të lirë e të pavarur, që mundë të krahasohet edhe ma datën historike të shpalljes së pavarësisë, pasi që me votimin e shënuar, pothuajse me aklamacion në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, mund të thuhet se Evropa e njohu edhe de fakto, apo është në proces të njohjes së plotë të shtetit të pavarur, të Republikës së Kosovës!

Gëzon pa masë fakti për suksesin e arritur eksploziv, veçanërisht kur kemi parasysh se Raporti me rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, u miratua me 31 vota pro, nga 37 sosh, me vetëm 4 vota kundër që ishin të serbëve, dy nga Serbia dhe 1 nga përfaqësuesja serbe e Bosnjës, e 1 nga përfaqësuesja serbe e Malit të Zi,, si dhe abstenimi i Greqisë. Prandaj, në këtë ditë të shënuar, Kosova e ka kaluar me sukses të veçantë hapin e parë në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, proces që edhe do të finalizohet, në muajt prill e maj. Kurse siç ka njoftuar vetë “Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës”, hapi tjetër do të jetë një debat plenar i cili pritet të mbahet deri më 18 prill dhe pastaj një votim, në maj, nga e gjithë Asambleja për Opinionin statutor. Propozimit të votuar pozitivisht nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës”, që Republika e Kosovës të anëtarësohet në KiE, i dolën kundër vetëm serbet, 2 nga Serbia: Biljana Pantiç Pilja dhe Dunja Simonoviq Bratiç, 1 nga Mali i ZiMaja Vukuceviç dhe 1 nga Bosnja Snjezana Novakoviç, – derisa përfaqësuesja e Greqisë abstenoi. Ky është hapi më i rëndësishëm për trajtimin e Kosovës si shtet të barabartë me të gjitha shtetet e tjera në BE, dhe vendim që kërkon edhe largimin e fusnotës, të cilën e kishin pranuar ish politikanët e shantazhuar dhe të korruptuar shqipfolës, ndaj që nga viti 2008 është përdorur gjithmonë kur është përmendur Kosova në Këshillin e Evropës. Arritja e sotme po dëshmon katërçipërisht, se më të vlefshme po rezultojnë këto tri vite të Qeverisjes Kurti, se sa 13 vitet e kaluara, nën sundimin arbitrar të partive të inkriminuara, të cilat edhe qëndrimin në pushtet e kanë siguruar duke ua falur tokat tona vendeve fqinje dhe bërë pazare e paguar firma të huaja, për ndarjen e Kosovës. Përndryshe nga viti 2008-2024 bëjnë 16 vite të plota, e që matur me rezultate në qeverisjen e shtetit, më të vlershme dhe të suksesshme, dalin këto tre vite, se sa 13 vitet e kaluara, nën udhëheqjen e partive aventuriere, kur gjithçka u shndërrua në vendnumërim dhe shkuarje prapa. Kurse rezultatet e tri viteve të fundit, deshën, s`deshën, nuk mund ti mohojë askush dhe duhet pranuar, për arritje autentike të kësaj udhëheqje dhe Qeverie, pavarësisht që ndaj Kosovës u vendosën masa të padrejta nga BE, për tensionet e shkaktuara nga Serbia me bandat kriminale serbe, në veri të Kosovës Dhe megjithëse një klasë e re politike dhe pa përvojë të mjaftueshme udhëheqjeje, këta dolën edhe mbi vete, jo vetëm në kuptimin e kapaciteteve, duke bërë më të mirën e mundshme dhe luftuar e ecur përpara, me të gjitha mundësitë, duke rrezikuar shumë në momente të caktuara, por për herë të parë, pas 25 vitesh nga çlirimi serb, Kosova sundon çdo pjesë të territorit dhe udhëheq me çdo milimetër të kufijve të vetë me sovranitet të plotë, ku prej shpalljes së pavarësisë asnjëherë nuk është mobilizuar më shumë edhe NATO, dhe SHBA, si dhe shtetet tjera të perëndimit, sidomos pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit të vitit të kaluar. Tani jo vetëm Kosova por edhe KFOR dhe vendet e NATO-s, organizohen me të gjitha kapacitetet dhe bëjnë gjithçka të nevojshme, për mbrojtjen e territorit dhe sigurimin e kufijve të Kosovës, që në fakt është edhe detyrë e tyre, sikur që është detyrë edhe e Policisë dhe ushtrisë së Kosovës. Nga momenti që votohet për anëtarësimin e Kosovës në KE me të drejta të plota në prill dhe maj, Kosova nuk është më thjeshtë, vetëm subjekt i ashtuquajtur neutral-territorial i shënjuar me fusnotë-Kosovo*, por është Republika e Kosovës, dhe shtet i pa varur e Sovran, i pranuar nga shumica e vendeve të BE-së . Derisa vetë Kuvendi i Evropës e ka pranuar me datën 27 mars pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, tash ai pranim vetëm do të zyrtarizohet në prill dhe maj dhe ky është interesi më i madh dhe jetik, i shënuar deri më tani, i cili shkon drejtpërsëdrejti në llogari të shtetit tonë të lirë e të pavarur dhe në të mirën individuale të secilit qytetar të Kosovës, kudo që ata jetojnë, në Kosovë dhe diasporë. Pra me këtë arritje, Kosova dhe statusi i saj shtetëror, avancon kudo dhe në të gjitha nivelet politike, diplomatike dhe ushtarako strategjike. Dhe nëse ish garniturat kriminale, që nga viti 2008 deri në vitin 2021 i kanë kriminalizuar edhe të gjitha institucionet më të rëndësishme të Kosovës, të cilat do duhej të ishin institucione të pa varura dhe të pa anshme, si drejtësia, prokuroria, policia me dhjetëra mekanizma e gjithçka tjetër përkatëse, tash e tutje, nuk do të ketë më nëpërkëmbjet që i kanë bërë ish gangsterët politik, nga viti 2008 e deri në zgjedhjet e fundit. Pra avancimi i Kosovës në BE është gëzimi më i madh i shqiptarëve të Kosovës, pas gëzimit të përjetuar kur janë kthyer nga vendet e huaja, në vatrat e veta, në qershorin e vitit 1999, kur ishin dëbuar nga Serbia, gati 1 milion shqiptar, me gëzimin që nuk do ta gjenin më armikun që i kishte ndjekur e persekutuar, ndaj është momenti i fundit, që të gjithë qytetarët të këndellen e ti respektojnë jo vetëm zyrtarët e shtetit, por pikësëpari ti zbatojnë ligjet, në të kundërtën Vettingu që po vjen, duhet dhe do ti godas shumë ashpër të gjithë të kriminalizuarit dhe shkelësit e ligjit. Nuk duhet harruar se si policia okupatore serbe dhe paramilitarët e Serbisë fashiste, në grupe të organizuara, kryenin krimet më makabre në shenjë hakmarrje kundër bombardimeve të NATO-s dhe pas rënies së bombave të para më 24 mars 1999, ata e sulmuan edhe shtypshkronjën e gazetës "Kosova Sot", duke asgjësuar çdo gjë. Kurse kur janë kthyer njerëzit nëpër vatrat e tyre në muajt vijues korrik e tutje, sado që ka qenë fukarallëk i madh dhe vakuume të shumta institucionale, liria dhe kënaqësi shpirtërore e shqiptarëve kanë fituar mbi të gjitha, sepse ishte çliruar Kosova, e cila do të krijohej edhe shtet i pavarur, ndërsa me suksesin e shënuar me 27 mars të këtij viti, edhe Kosova do të jetë shtet i barabartë në Evropë, akt i cili së shpejti edhe do të zyrtarizohet me vendimet e muajt prill dhe maj. Pas situatës më të re, të krijuar nga 27 marsi, edhe çështja e asociacionit sa po vjen e po zbehet, derisa nuk është më as kusht, për pranim në KiE, por vetëm një relikt kobëzi, i ngelur që në vitet 2013-2015, nga gangsterët shqipfolës të shantazhuar politik prej Serbisë, dhe si përfundim, pas pranimit në KiE, Kosova mund të ofrojë një përgjigje, me zgjidhje konform ligjeve dhe kushtetutës së Republikës, që nuk cenon kushtetutshmërinë as rregullimin e brendshëm të shtetit tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"