‘KOSOVA SOT’ u sulmua nga bandat e Millosheviqit, por nuk u shua e as nuk u dorëzua, e betuar për informim të drejtë në luftë dhe në liri

‘KOSOVA SOT’ u sulmua nga bandat e Millosheviqit, por nuk u shua e as nuk u dorëzua, e betuar për informim të drejtë në luftë dhe në liri
‘KOSOVA SOT’ u sulmua nga bandat e Millosheviqit, por nuk u shua e as nuk u dorëzua, e betuar për informim të drejtë në luftë dhe në liri

Xhevat Meha

  • 28 March 2024 - 21:37

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha 

Gazeta KOSOVA SOT tani më ka ndërtuar traditë të gjatë e të begatshme në informimin e drejtë të qytetarëve. E filloi botimin e gazetës para luftës së fundit në Kosovë në periudhën kur Kosova ishte në ditët më të rënda të shtypjes nga regjimi i Beogradit. 

Në atë kohë, informimi i drejtë dhe i plotë ka qenë i pamundur për t'u kryer pa marrë përsipër rreziqe të mëdha e pa bartur mbi supe sakrifica të rënda. Punën kjo gazetë e vazhdoj me të njëjtin angazhim edhe gjatë luftës dhe pas luftës. 

Puna e madhe në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj e bëri shënjestër për goditje nga regjimet shtypëse ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Fal punës së palodhshme, vetëmohuese të gazetarëve dhe punonjësve tjerë, kjo gazetë gjithherë ka arritur të jetë gazeta më e lexueshme në Kosovë. 

Lexueshmëria kaq e lartë është arritur vetëm duke mbajtur qytetarin të informuar drejt dhe në mënyrë të plote me problemet dhe interesat e tyre të drejtpërdrejta. Kjo ka qenë dhe vazhdon të mbetet tepër e vështirë për faktin se veprimtaria e rrjeteve të fshehta serbo-ruse në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të mbetet e fuqishme në fshehjen e realiteteve dhe mashtrimin e qytetarëve që të mos duken veprimet e tyre për interesa të Serbisë duke shkelur interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. 

Kjo veprimtari e fshehtë pas luftës së fundit është përqendruar në fuqizimin e krimit dhe korrupsionit të organizuar si mekanizëm për të mbajtur institucionet e Kosovës jo funksionale dhe në këtë mënyrë të dëmtoj interesin e Kosovës. 

Informimi i drejt dhe i plotë i qytetarëve mbi shkeljet e panumërta ligjore, aferave e skandaleve të shumta ka qenë dhe vazhdon të mbetet konfrontim i drejtpërdrejtë me krimin e organizuar shumë të fuqishëm në Kosovë. 

Këtë e ka bërë dhe vazhdon ta bëj mediumi informativ KOSOVA SOT. Përgëzimet më të larta KOSOVËS SOT për punën që vazhdon ta bëj.